TIRANE - Edhe gjatë seancës së sotme Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të japë dënimet për të akuzuarit e vrasjes së Komisarit Skura. Shkak i shtyrjes është mosplotësimi i konkluzioneve nga mbrojtja.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Fitim Allën i cili akuzohet për vrasjen e ish-shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, një vit më parë. Organi i akuzës gjithashtu ka kërkuar nga 9 vjet burg edhe Vilson Malkurtin dhe Edison Lleshin, dy të rinjtë që shoqëronin Allën ditën kur ndodhi ngjarja të cilët akuzohen për mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Musa Skura u qëllua me armë zjarri nga Fitim Alla gjatë një aksioni për goditjen e një baze të shitjes së municioneve luftarake. Komisar Musa Bajram Skura, lindur më 17 korrik 1963, në qytetin e Burrelit, ishte i martuar dhe kishte 3 djem.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)