Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë

 Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë

14 vjecari i arrestuar dhe Martin Cani

Është dorëzuar në polici i mituri i cili u akuzua nga babai I shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë I ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.

Burimet bëjnë me dije se i mituri shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët  

Sipas hetuesve pamjet tregojnë që shoku i autorit s'ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja  

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve raportohet se kishte nisur prej ditës së premte. Ndërkohë më 22 nëntor, ditën që u dha masa e sigurisë për të dyshuarin, policia gjeti e thikën e hedhur bashkë me çantën pranë ATSH-së dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Autor i dytë në vrasjen e Martinit? Policia: Kamerat tregojnë se shoku i autorit mori një grusht dhe u largua

Dëshmia dhënë në media e babait të të miturit të plagosur, se nuk bëhet fjalë vetëm për një autor, por edhe për një të mitur tjetër që sipas tij mund të kishte pasur edhe thikë, solli reagimin përgënjeshtrues të policisë. 

Personi në fjalë mbi të cilin babai i të plagosurit ngre dyshime, siç Report Tv mëson, është dorëzuar në polici nga babai i tij. Burime nga grupi hetimor, thonë se i mituri, në prani të hetuesve, është çuar sërish në vendin e ngjarjes, ku ka treguar dinamikën e sherrit.

Ai thotë se roli i tij ka qenë për të ndarë palët, dhe siç hetuesit thonë se kanë provuar përmes kamerave të sigurisë, ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes.

Burimet thanë se personi në fjalë, shok i autorit të dyshuar, ka qenë në fillin të sherrit, por pasi ka marrë një goditje me grusht është larguar.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë