Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Foto arkive

Londer- Një burrë po lufton për jetën në Londër pas një goditjeje me thikë në urën Westminster që ka ndodhur pak minuta më parë. Policia raporton se tre persona janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, ndërsa një tjetër është arrestuar nën dyshimin për lidhje të ngushtë me krimin.

Ura e Westminsterit është e mbyllur në çdo drejtim ndërkohë që policia po kryhen hetimet e nevojshme.

Ndërkohë që ngjarje të tilla janë sfidë e sigurisë në cdo zonë urbane të Europës dhe për të cilat pritet gjithmonë fjala e profesionistëve të sigurisë dhe drejtësisë, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Aty ku një histeri e nxitur edhe nga politika, është ngritur si zakonisht, pas një ngjarjeje kriminale që i mori jetën një adoleshenti.

Ndërkohë që shoqëritë e maturuara ia lënë vendin hetimeve dhe më pas analizës, në Shqipëri ndodh e kundërta, gjithkush del në një përfundim publik dhe gjykim mediatik.

Për rastësi, në të njejtin moment, në Londër po mbante fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cili u ndal edhe te mënyra se si politika në Shqipëri shfrytëzon ngjarjet kriminale për interesa të ngushta.

“Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, deklaroi Rama nga Londra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 25/11/2024 08:26

    Nuk na ka fajin kush se kemi kulture të ulët qytetare.Shiptaret dalin e rrihen për politikanët.Ne Shqipëri korrupsioni është kudo.Ato politikanë të zgjedhur apo të vetëzgjellur me korrupsion ato njerëz të administratës të korruptuar rrjedhin prej popullit. Prandaj ne Shqiperi përpara lind korrupsioni pastaj lind njeriut Megjithatë këtu nuk është fjala për gjithë popullsinë se ka edhe njerëz të drejtë dhe të pa korruptuar po janë pakica që nuk ngre peshë dhe ne qofte se jeton në një vend të tillë janë të detyruar të përfshihen në se nuk mund ti zgjidhish problemet që ke.Kjo është e vërteta e hidhur.

    Përgjigju
  • Oda: 24/11/2024 19:26

    Policia angleze jo vetem qe heton e nuk perpiqet te manipuloje,por ne Londer ka edhe me shume banore dhe probabiliteti te kete ngjarje te tilla eshte shuuuuuuumeeee i larte,nese logjika matematikore funksionon. Por twle kete raste te tilla ne nje popullsi 2.4 milion banore???!!!!! Ligji i xhungles eshte bere me i forte ketu sesa ne Londer dhe ketu viktima behet fajtor e fajtori del engjell,ose nuk del fare,kur ka dike me profesion qe di si duhen fshehur gjurmet... Ne rast kur ndjehesh pa mbrojtje shteterore fillon te kerkosh rrugen e drejtesise vete. A eshte e mire kjo? JO! A ka zgjidhje per kete? Nese ka vulnet,PO. Perndryshe kthehet Kanuni,qe keqperdoret pastaj edhe me keq!!

    Përgjigju
  • tiku: 24/11/2024 16:03

    ka nje ndyshim thelbesor, policia e Londres eshte profesionale dhe jo e inkriminuar dhe e korruptuar sic eshte ajo ne Shqiperi...njerezit ne shqiperi mundohen te bejne publike faktet qe mos t'i fsheh policia

    Përgjigju
    • Taku: 24/11/2024 16:37

      Shume sakte!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë