Ish-ortaku i Mondi Mëhallës të vrarë në atentat, dhe roja i karburantit në pronësi të tij, i paraqitën togave të zeza një deklaratë të familjarëve të të ndjerit, se besojnë se dy të akuzuarit nga Prokuroria e Elbasanit, nuk kanë lidhje me ngjarjen. Për ish-ortakun Xhino Ago, firmosën motra dhe vëllai i Mëhallës, ndërsa për Kujtim Pishën, kunati i biznesmenit, njëherazi menaxher i “Xhaxhi Oil”. Megjithë këtë deklarime të pafajësisë së tyre, Gjykata e Elbasanit, i la të dy në masë “arresti në burg”.
Për Agon, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe armë pa leje, prokuroria thotë se ka provë kundër tij makinën “Audi” nga e cila doli autori dhe qëlloi me disa plumba Mondi Mëhallën më 30 nëntor. Ky mjet rezulton në emër të kompanisë së makinave me qira që menaxhon Xhino Ago. Ky i fundit thotë se makina është dhënë me qira afatgjatë, kohë më parë. Marselo Arani, 32 vjeç personi që e mori me qira Audion e zi, është shpallur në kërkim policor, bashkë me Armando Kolën, 35 vjeç.
Kujtim Pisha, banakier në karburantin para të cilit u vra Mondi Mëhalla akuzohet për moskallëzim krimi për faktin se nuk njoftoi policinë. Në gjykatë ai deklaroi se ishte në punë duke ngrënë bukë, kur dëgjoi të shtënat. Në atë moment, sipas tij, i telefonoi nëna e Mëhallës që jeton në një banesë shumë pranë karburantit që të dilte të shihte çfarë ndodhi. Trupin e pajetë e gjetën 3 persona, Pisha, një punonjës tjetër i karburantit dhe menaxherja e taksive. Kjo e fundit sipas tij ka njoftuar policinë, ndërsa të tre janë munduar t’i japin ndihmën e parë 43-vjeçarit. Sipas Pishës, të vetmin person që telefonoi ishte kunati i Mëhallës, të cilit i tregoi çfarë kishte ndodhur.
Ditën e ngjarjes, 43-vjeçari Mondi Mëhalla ishte në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, me të cilët dyshohet se Mëhalla ka pasur konflikte droge. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie. Policia dyshon se ai mund të ketë jetë edhe ekzekutori, por janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema zbardh detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Mondi Mëhalla. Dy nga të arrestuarit, ish-ortaku Xhino Ago dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha u lanë sot në burg nga gjykata e Elbasanit.
Ditën e ngjarjes, Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge.
I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, mbrëjen e 30 nëntorit
Xhino, ish ortak me Mëhallën u arrestua me akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit "Xhaxhi Oil" u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.
Në pranga është vënë edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, si bashkëpunëtor, i akuzuar gjithashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Spaho do të dalë para gjykatës ditën e nesërme në orën 10:30, për tu njohur me masën e sigurisë.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” Xh.A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal dhe “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. nё lidhje me nё lidhje me ngjarjen e vrasjes sё shtetasit E.H alias M.M.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 02.00 ndaj personit nën hetim Xh. A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim Xh. A., si masë sigurimi “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vleftësimin e ligjshëm të arresiti në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 19.45 ndaj personit nën hetim K. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim K. P., si masë sigurimi atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Komente








