U vra nga një sulm me dron në Bejrut, kush ishte Al Arouri, njeriu që mbante lidhjet e Hamasit me Iranin e Hezbollah

U vra nga një sulm me dron në Bejrut, kush ishte Al Arouri, njeriu që mbante lidhjet e Hamasit me Iranin e Hezbollah

Saleh al Arouri me Ayatollah Khamenei në vitin 2019 në Teheran

Saleh al Arouri ishte njeriu i lidhjeve: me Iranin, me Hezbollahun libanez dhe me Bregun Perëndimor të cilin ai ëndërronte ta vinte nën udhëheqjen e Hamasit. Thuhet se al Arouri, ishte i vetmi lider jashtë Rripit të Gazës që dinte paraprakisht për sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Saleh al Arouri u vra një ditë më parë së bashku me pesë zyrtarë të tjerë të Hamasit, të gjithë komandantë ushtarakë, sipas informacioneve.

Vrasja e tyre u bë në Dahieh, lagja fortesë e Hezbollahut në Bejrutin Jugor, ku Arouri shpesh ndryshonte vendet e fshehjes, por në përgjithësi lëvizte i sigurt.

Netanyahu kishte premtuar: do të godasim liderët e Hamasit kudo në botë, pa marrë parasysh sa kohë duhet, siç bëri Golda Meier për t'u hakmarrë për masakrën në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972. Operacioni ‘Zemërimi i Zotit’ mori dy dekada për të eliminuar të gjithë palestinezët përgjegjës për atë sulm.

Por kjo është një luftë dhe vrasja e Dahieh rrezikon të ndryshojë ekuilibrin e brishtë që deri më tani ka shmangur konfliktin rajonal në shkallë të plotë. 

Arouri ishte Hamasi ‘i ri’. Pesëdhjetë e tetë vjeç, me origjinë nga Aroura, afër Ramallah, në Bregun Perëndimor, ai kishte themeluar Brigadat Izz al Din al Qassam, krahu i armatosur i grupit, ishte përgjegjës për të në Bregun Perëndimor dhe kishte një peshë udhëheqëse politike.

Ai ishte deputeti i Haniyeh, numri dy në Byronë Politike, i cili kishte dashur fort të largonte lëvizjen palestineze nga udhëheqja.

Po ashtu ai ishte teoricieni për një strategji që synonte të prishte ndarjen midis Bregut Perëndimor dhe Gazës, duke i lidhur ato në një aleancë më të gjerë me boshtin shiit. 

Pas ndarjes së vitit 2014 midis Hamasit dhe Hezbollahut, të rreshtuar në fronte të kundërta në luftën civile siriane, ishte vetë Arouri ai që ndreqi lidhjet me Teheranin dhe Nasrallah. Në atë kohë ai kaloi shumë kohë në Stamboll.


Lajmi kryesor:

Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën