Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga PD dhe presidenti Ilir Meta, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, sipas së cilit ato janë autor të këtyre provokimeve me pasoja fatale. Nga Elbasani, pas vizitës së në spital të efektives së plagosur, Balla hodhi akuza të forta duke thënë se në çdo cep të Shqipërisë janë shpërndarë grupe paramilitare. Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të ruajnë qetësinë.
" Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve,m që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t'ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t'i ndëshkojmë më 25 prill", tha Balla.
Lajmi kryesor: