Në një konferencë për shtyp krah ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita bëri me dije se ka nisur një hetim për procedurat standarde lidhur me Violand Braçellarin, autorin e vrasjes së efektivit në Maliq të Korçës.

“Kam urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme për të nisur hetim për procedurat standarde për punën që është kryer për kapjen e këtij shtetasi në kërkim dhe pse Drejtoria e Korçës s’ka kërkuar ndihmë nga forcat RENEA dhe të Sigurisë. Grupi hetimor po vijon punë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Hita.

Kryepolici u shpreh se nuk ka pasur dijeni lidhur me operacionin.

“Momentin që është zhvilluar operacioni, nuk kam pasur dijeni dhe masat janë operacionale që i përkasin Drejtorise Korçë”, tha Hita.

Hita konfirmoi se kanë qenë 40 forca policie, të gjitha të pajisura me jelekë antiplumb, por breshëria e automatikut e çau edhe këtë mburojë.

“Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita.


Lajmi kryesor:

Maliq/ Polici vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan hapi zjarr me kallash, i shpëtoi 4 herë RENEA-s! (VIDEO)