SARANDË- Një grup turistësh francezë, mes tyre 20-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes që u vra me thikë, kishin mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes. Ata planifikonin të largoheshin më 26 gusht drejt Spanjës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të 18 gushtit, gjatë festës në “Principote”, ku performonin disa DJ francez. Sipas burimeve, konflikti nuk nisi për një vajzë, por për zhurmën në lokal.
Pas batutave dhe lojërave mes grupit të turistëve, situata u tensionua. Në debat ndërhynë edhe tre francezë të tjerë, ndërsa më pas në skenë hynë punonjësit e “Principote”, Davidi Heurtevent dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata.
I gjithë konflikti fizik ndodhi në plazh, ku, sipas hetimeve, Davidi Heurtevent e goditi me grushte turistin, ndërsa Sokrat Vata e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën nw vendngjarje. Davidi Heurtevent është shpallur në kërkim, ndërsa Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak.
Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata ka deklaruar se sherri nisi për zhurmën dhe ka pretenduar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.
Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili eshte larguar pa e kallëzuar krimin në polici. Ndërsa 4 kamerierë janë vënë në pranga. Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe 4 truproje. Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër; Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit Romeo Shehu, polic bashkiak ne Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Sipas policisë ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, ndaj janë vene ne pranga dhe janë pezulluar nga funksionet shtetërore.
-
E Po te vrasi ky Koke saldatricja
Përgjigju -
Këta janë anglezët shqiptarë qe me mund dhe djersë studjuan, u dipllomuan, punuan në fushat e grurit të Anglisë dhe tani janë kthyer në tokën e tyre ku kanë lindur për të investuar dhe për të sjellë eksperiencën e tyre me mjaftë cilësi dhe kulturë bashkohore
Përgjigju -
Problemi esht se shum biznese me turizem kan mbrapa kriminel shqipo qe pastrojn leket qe kan ber ne angli
Përgjigju -
Genjen, mund ta kishte neutralizuar, jo ta qellonte nga mbas me thike.
Përgjigju -
britanik l3shi. keta jane nga cunat kuksiane te Londres qe i thirri "mbreti" per te bere biznes ne Shqiperi. e mbani mend? ja biznesi ...
Përgjigju-
Ky eshtw cuni i nje gjyvendeje shqiptare maloke,qe eshte martuar me anglez,prandaj ka edhe mbiemer anglez.
-
-
O populli më i bukur në botë !!! O çakejt-talibaner, që ua nxitë jetën shqiptarëve. TURP !!!
Përgjigju -
Ne burg te gjith qe kan mar pjese..te gjith skutha..e lokali te mbyllet dhe pronari meriton burg...skuth m.ti
Përgjigju -
Po si ore 6 veta shkojne e rrahin 1 person , si ore e terheq zvarre e nxjerr nga objekti dhe e vret me thike more plera , qe nuk meritoni as qyrret tju hedhin keto torollackat qe ju ferkojne krahet dhe ju nxisin te beni si boba. skeni faj ju , faj kane prinderit tuaj qe rrisin morra si ju, e ju japin makina nga 100 mije euro e te na hapeni by. neper Tirane e neper Ju. Frikacake me arme ne xhep, po cdo gje lahet ne kte jete!!!!!
Përgjigju -
pler burracak frikacak i paisur me thik si nje skuth burrat qellohen me grushta po jo me thik ne brez si ky per fat keq po rrit sh ky vend turp e faqa e zez ju dhjefsha mu ne turizem
Përgjigju










Komente
Komento