Një motor i braktisur është gjetur sot në Unazën e Re, pranë Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se motori dyshohet se është përdorur nga një prej anëtarëve të grupeve rivale, gjatë përplasjes me armë zjarri mbrëmë në Tiranë ku mbeti i plagosur pronari i një kompanie bastesh, Ervis Martinaj, ndërsa u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha. I plagosur mbeti edhe miku i Martinajt, Laert Hato, ndërsa ka pësuar lëndime edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popescu.
Policia gjen motorrin e braktisur në Unazën e Madhe
Grupi hetimor po kërkon gjurmë dhe prova në mjetin motorik që mund të ndihmojnë hetimet në identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.
Lajmi kryesor: