Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për dosjen e ekzekutimit të ish-policit Santiago Malko, ish-mikut të biznesmenit të zhdukur të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, ngjarje për të cilën është akuzuar “Klani Duka”.

Teksa një pjesë e organizatës janë hetuar dhe gjykuar më parë, pas arrestimit dhe ekstradimit nga Belgjika, ka nisur prej javësh edhe procesi me prezencën e të akuzuarit si kreu i organizatës dhe porositësi i atentatit në muajin Gusht të vitit 2019, në zonën e "Porcelanit" (Xhamlliku) në Tiranë, Leonard Dukës.

I pandehuri ka dhënë dëshminë e radhës ditën e sotme në GJKKO, teksa u mor në pyetje nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, të cilin Duka gjatë dëshmisë e akuzoi se kishte "korruptuar letrat". Seancën e kaluar pati tensione të forta, për shkak të akuzave nga nëna e të ndjerit Malko, e cila drejtoi edhe fyerje ndaj të pandehurit.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se çfarë ndodhi në seancën e sotme (24 Tetor), të drejtuar nga gjyqtarja Rudina Palloj.

Prokurori Behar Dibra e pyeti Dukën se çfarë kishte bërë më 27 gusht 2019 (nata e atentatit).

“Mesa mbaj mend, ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marrë shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia. Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Kam qenë me vëllain tim, Erlis Duka, më ka bërë shenjë policia dhe shkuam në polici. Policia bëri punën e vetë në mënyrën më njerëzore, asnjë kundërshtim me mënyrën si më shoqëruan, më kanë nxjerrë ditën tjetër. Unë s’e dija kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Më pyetën, u thashë që nuk kam lidhje me ngjarjen, kam treguar për njohjen e vjetër miqësinë me të ndjerin. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. Mund të më thoni ju prokuror pse jam këtu, se unë nuk e di”.

Më tej ai është pyetur edhe se në çfarë rrethanash ishte njohur me të ndjerin.

“Nga shoqëria e përbashkët që kemi pasur na ka ra me u njoh, se Shqipëria e vogël është. Nuk kam pasur shoqëri të afërt me të. Jemi nga një zonë këtu në Tiranë. Unë jam marrë me lloto, kisha Max Lloto më pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që kisha nëpër Shqipëri ishim për darkë. Kur u ngritëm ikëm të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me Audin. Nuk mbaj mend makina e tjera”.

Gjithashtu prokurori e pyeti edhe për një veturë “Golf 5” nëse e mbante mend, duke u shprehur se “nuk e mbaj mend, di të flas për makinat e mia, nuk e di çfarë përdorte stafi”.

Kurse pyetjes se ku e mbante mjetin “Skoda Roster”, ai iu përgjigj:

“Atë e merrte secili nga punonjësit që e gjente. Ka qenë një nga disa makinat që kishim për punëtorët. Atë makinën e merrte nga i pari te i fundit po të them, kush e gjente... Po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton (i drejtohet prokurorit të dosjes). Nuk e di me çfarë është marrë viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ul është Ervis Martinaj. Ketë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vetë”.

Një tjetër shpjegim ai ka dhënë edhe për aktivitetet që kryente.

“Me baste jemi marrë ne, ai (Martinaj) ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marr me bastet. I kemi pas të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nis që në 2006. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt, pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qëndruar ndonjëherë në shoqëri të përbashkëta, jemi rastis nëpër klabe. Kemi fol ndonjëherë në telefon. Nuk kemi pasur asnjë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zonë gjithë jetën, jemi gri, pse ty s’të ka rënë të zihesh ndonjëherë, kjo punë s’ka lidhje me ngjarjen. Nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve”, tha Duka.

Kurse për konfliktet e të vëllait, Erlisit, ka shpjeguar se e kishte marrë vesh nga miqtë e tij, sepse vetë ndodhej në Gjermani.

“E kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se vetë kam qenë në Gjermani, që vëllai im është zënë për shkaqe pse më shef. Në dijeni për ngjarjen më ka vënë babi. Me vëllain nuk komunikova, sepse ai u fut në burg, doli më pas në gjyq. Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur kam qenë në Greqi. Me të njiheshim që në klasën e parë. Aty i ke autoritetet dhe zbuloje çfarë ka ndodhur me atë ngjarje. Edhe Rivelino është marrë me baste, e kam ndihmuar të hap një pikë. Nuk di ku ta gjej qetësinë me këtë njeri që na ka shpallë në kërkim gjithë fisin, vetëm gjyshen që kam në vorr nuk ka shpallë në kërkim, sepse është i paaftë (i drejtohet prapë prokurorit)”, tha Duka në dëshminë e tij.

Gjithashtu ai tha se nuk e njihte Daut Elmazin dhe as Nensi Shaqirin, “nuk e dinte fare se kush është”.

Kurse pyetjes nëse babait të tij i kishte ndodhur diçka, Duka tha:

“Nuk ka godit kush babën tim. S’ka pas baba as fyerje, as goditje nga askush”.

Duka u pyet edhe nëse ka pasur konflikte me Ervis Martinajn, i zhdukur prej 8 gushtit 2022 në mënyrë misterioze në zonën mes Tiranës dhe Durrësit.

“Jo, nuk kam pas konflikt”, e mbylli ai dëshminë.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 24/10/2024 20:19

    O ti je qun nish jo si ata bespremat e grupit tjeter qe vetem me shtet e intriga kan hec para

    Përgjigju
    • tarja: 25/10/2024 10:01

      Nga niveli i shqipes tende duket se perse mendon qe eshte "qun nish"!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Magdeburg, prokuroria: Vrasësi, i pakënaqur me trajtimin e refugjatëve! AfD reagon pas lajmeve se autori ishte simpatizant i saj

Masakra në Magdeburg, prokuroria: Vrasësi, i pakënaqur me trajtimin e refugjatëve! AfD reagon pas lajmeve se autori ishte simpatizant i saj