Vrasja e Santiago Malkos/ Krimet e Rënda japin 'arrest me burg' në mungesë për 8 të shpallurit në kërkim

Vrasja e Santiago Malkos/ Krimet e Rënda japin 'arrest me burg' në mungesë për 8 të shpallurit në kërkim

Santiago Malko dhe vendi ku ndodhi vrasja

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santjago Malkos më 27 gusht të këtij viti në zonën e 'Xhamllikut' në Tiranë.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si she për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Ndërkohë, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskopetencë duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda.

Ndërkohë një person tjetër që dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen  e Santiago Malkos është edhe Elvis Gaçaj, njërin nga anëtarët e klanit “Duka” në Tiranë, i cili është lënë në burg nga gjykata e Durrësit për armë mbajtje pa leje.

Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm