Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i është përgjigjur insistimit të gazetarëve rreth çështjes së dy vrasjeve në Kavajë e Shkodër, ku ka deklaruar se policia e Shtetit nuk mban përgjegjësi për vrasje të cilat vijnë si pasojë e veprimeve të disa personave të cilët nuk gjejnë dot grua.

Po ashtu, as për personat që vrasin se një plep ra në bahçen e tij.Ai ka shtuar se policia e Shtetit është përqëndruar në kapjen e autorëve të përfshirë në këto vrasje, ndërkohë që nuk është përfshirë në debatin nëse autori është kapur apo vetëdorëzuar.

Policia e Shtetit nuk ka përgjegjësi për vrasjet në Shkodër dhe në Kavajë. Policia nuk është përgjegjëse për dikë që vret dy persona se nuk gjen grua apo se një plep iu pre e ran ë bahçen e tij.  Refuzoj debatin për vrasësin e Shkodrës nëse u dorëzua, apo u arrestua” tha ai.

Tahiri ka theksuar se  këtë vit punonjësit e policisë të cilët do të hetojnë një konflikt, do ti adresojnë një relacion me shkrim çdo institucioni që ka detyrim për ta adresuar atë konflikt.

Ne duhet të bashkëndajmë përgjegjësinë me çdo hallkë institucioni” deklaroi kështu Sajmir Tahiri.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)