Itali/ 'Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni'! Shoqja e Klodiana Vefës që u vra nga ish-burri, me ndjenja faji: Duhet ta kishte denoncuar, s'e bindëm dot që ta bënte

Itali/ 'Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni'! Shoqja e Klodiana Vefës që u vra nga ish-burri, me ndjenja faji: Duhet ta kishte denoncuar, s'e bindëm dot që ta bënte

Klodiana Vefa

Në një intervistë për italianen La Nazione, shoqja më e afërt e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit rrëfen se e ndjera kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve. E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.

“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.

Pjesë nga intervista

Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi”.

“Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.

Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?

“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”

Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano. Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që duket se nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, sepse Klodiana “i telefonoi kur ndodhej pikërisht përballë tij”.  Policia ka arritur tek ky person falë një postimi të gruas në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje kur ajo sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një shoqe në një restorant.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë