Vrasja e trefishtë në Korçë, një
tragjedi që mund të parandalohej

KORÇE- Thuajse të gjithë e kanë ditur, por të gjithë e kanë nënvlerësuar dhe nuk bënë asgjë që të shmangej masakra në familjen Fiqi në periferi të Korçës. Edmond Fiqi ka lënë të vrarë në krevatin bashkëshortor Albinën dhe djalin që nuk kishte mbushur ende 1 vjeç, dhe për të cilin kishte gëzuar aq shumë kur kishte lindur pas disa shtatzënive të shkuara keq, me aborte të pavullnetshme të 40-vjeçares.
 
vikimat ne korce
(Ne foto: Cifti Edmond dhe Albina Fiqi dhe femija i tyre)

Fill pas krimit Edmond Fiqi ka dalë nga dhoma në korridor dhe pasi ka zbritur shkallët për t'u larguar nuk ka mundur të shkojë më shumë se pragu i portës, ku ka drejtuar armën drejt kokës dhe është vetëvrarë. Kjo është skema e krimit që gjeti policia, mbrëmjen e të enjtes e sinjalizuar nga fqinjët.

vrasja ne korce krevqati
 
dysheku vrasja ne korce
(Në foto, krevati ku u qelluan per vdekje Albina dhe femija i saj..plumbat ne dyshekun e krevati dhe ne mur)

Familjet e Edmondit dhe Albinës, të cilët i kanë patur të ngrira marrëdhëniet për shkak të debateve të çiftit, tragjedia i ka ndarë përfundimisht. Albina dhe foshnja do prehen në Durrës, ndërsa Edmondi pranë varrezave të familjes në Korçë. Në grindjet e tre ditëve të qëndrimit në Shqipëri, për motive xhelozie, Edmondi arrinte deri aty sa të dyshonte dhe akuzonte Albinën edhe për atësinë e fëmijës së tyre.
 
shtepia vrasja ne korce
(Ne foto, banesa e ciftit Fiqi ku ndodhi vrasja e trefishte)

Sipas policisë kjo është tragjedia e dytë e ngjashme e ndodhur në familjen Fiqi. Në vitin 2001 vëllai i tij Alfredi ka vrarë, gjyshin, vjehrrin dhe veten.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista