‘Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka doli te ‘Metamorfoza’, gazetari Dervishi në Report Tv: E rëndë për Metën, flitet se e ka porositur ai

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Report Tv thotë se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.

Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017. Sipas gazetarit në është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai

‘Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptarë është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda,. Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.

Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve. Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë q ëka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik.’- tha Dervishi.

Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

    M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 24/06/2024 02:27

      Z.Dervishi,nuk po bej avokatin e Djallit,por nese e konsideron veten me te vertete gazetar serioz,duhet t'a dini qe ne media e ne gjykata nuk shkohet me //flitet//, por me fakte te kontrolluara e te konfirmuara!

      Përgjigju
    • Panda: 24/06/2024 01:20

      Gazetar te ketille zor se ka ne boten normale te lajmit te bazuar ne fakt. E ka porositur Iliri, thote, vrasjen e nje vrasesi narko-trafikant, vella i nje vrasesi narko-trafikant, pjese e nje rrethi te gjere politiko-kriminal vrasesish-narkotrafikante: Frrok, Dod, Dosh, e kodosh te tjere. Ne krye te te cileve qendronte, dhe qendron as me shume e as me pak shoku i vjeter maskara i maskara Ilirit, Edi!!! Dhe se dyti, paska keputur ne mes thote, opordhacioni 7 familjet kriminale ne Shqiperi. Vetem se asnje nga ato "familje" nuk ka mbiemerin Hasanbelliu, kryefamilja mafioze qe kontrollon Durresin dhe qe pas nje marreveshje ne Ramen instaloi "Akulloren" dhe ben kerrdine neper brigjet e Adriatikut! As Doshi, i sidilates australiane te krimit, apo Luca!!! Hajde gazetar hajde!

      Përgjigju
    • roma: 23/06/2024 17:02

      popull vari leshte i fusni e njerin njerzit ne burge si ne kohen e enverit me thashe theme gazetare analfabet thote kam degjuar qe ai ka vrare ikni na shqipria dhe lini vetem ramen me hajdutet e tij ,kushe theret hajduti eshte hajdut vete jemi 20 vjete mbrapa .haaaaa

      Përgjigju
    • O tej: 23/06/2024 14:30

      Metmuti hajduti spiuni nanen e pak e ka.

      Përgjigju
    • Populli: 23/06/2024 13:01

      Ku ka za, nuk asht pa gjo! Eshte e dit qysh ne fillim kjo puna e vllait te Ndokes.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



    ×

    Lajmi i fundit

    Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh

    Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh