SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
Ervis Martinaj, Arben Ndoka, Durim Bami, dhe Emiljano Shullazi
Detaje të reja janë zbardhur nga njoftimi i SPAK për megaoperacionin e madh orët e fundit, ku janë lëshuar 50 urdhër arreste dhe janë sekuestruar rreth 3 milion euro pasuri të bosëve të drogës ne vend dhe krerëve të grupeve kriminale.
Siç bën me dije SPAK, ka patur ndër të tjera një luftë të egër mes bandave, ku bie në sy se aleanca e Ervis Martinaj me ish-deputetin e PS-së Arben Ndoka, i cili drejtonte një grup kriminal në qytetin e Lezhës. Grupet e Martinaj dhe Ndokës kontaktuan me një grup tjetër kriminal që vepronte në Durrës.
Sipas SPAK, Martinaj kontaktoi Viktor Imerin dhe i kërkoi vrasjen e Fatmir Hysenit. Ndërkohë, në ndihmë të grupeve të Martinaj dhe Ndokës vijnë edhe dy persona të tjerë si Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.
Ndaj Bamit, sipas SPAK ka patur një tentativë për vrasje më 4 nëntor të vitit 2021 në zonën e Krujës. Shullazi siguronte informacione për lëvizjet e Bamit përmes T.B., dhe këto informacion ia vë në dispozicion Arben Ndokës.
'Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.
Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka.', thuhet në njoftimin e SPAK.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami
29 Tetor 2024, 20:41
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor 2024, 13:15
-
Durim Bami arrestohet për herë të dytë në Dubai, pritet të deportohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'
28 Tetor 2024, 15:08
-
Durim Bami u arrestua sërish në Dubai? Ende s'ka konfirmim zyrtar
27 Tetor 2024, 11:16
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor 2024, 14:02
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor 2024, 13:13
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor 2024, 12:16