Me një trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Genci Busho, Alfred Konomi dhe Vladimir Cjapi, gjykata e Fierit ka dhënë drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda të dy viteve të fundit në Fier, vrasjen e vëllezërve Kurtaj në Kurjan të Rroskovecit.
Burgim të përjetshëm për ekzekutorin Altin Kuka ndaj të cilit prokuroria ngriti dy akuza, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak.”
27 vjet burg për Emauriso Kukën, me akuzat "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit" "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëveshpërthyese dhe i municionit"
30 vjet burg për Ervis Kukën, për tre akuza mes të cilave “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Dosja e Altin Kukës dhe dy djemve të tij mbërrit në gjykatë një vit më parë ku prokuroria e Fierit sqaroi për publikun edhe dinamikën e krimit.
“Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Ervis Kuka ka pasur një konflikt fizik me djemtë e viktimës Gramoz Kurtaj si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës. Pas komunikimit telefonik dy të pandehurit Emaurisio Kuka dhe Ervis Kuka janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën i pandehuri Altin Kuka ka qëlluar viktimat Gramoz. Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, i pandehuri Ervis Kuka i ka lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim i pandehuri Emaurisio Kuka. Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur të pandehurin Altin Kuka të qëllojë me breshëri drejt tyre.
I pandehuri Altin Kuka ka shtënë ndaj viktimave Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, me armën e zjarrit automatik luftarak, të cilën ia mori nga dora të pandehurit Emaurisios”, thuhet në dosjen e prokurorisë së Fierit.
Altin Kuka, sot 51 vjeç së bashku me djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis, vranë me armë zjarri vëllezërit Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj në Kurjan. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2024 pas një sherri që nisi mes djemve Ervis Kuka në atë kohë, 21 dhe Emaurisio Kuka 18 vjeç,.
Në gjyq për ngjarjen prokuroria e Fierit çoi edhe 5 të tjerë, Tomorr Zyka për përkrahje të autorit të krimit, babai i këtij të fundit në fshatin Cukalat të Beratit për armëmbajtje pa leje, babai i autorit Altin Kuka dhe dy kushërinj të autorëve.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente





