Vrasja e biznesmenit në Shkodër, dyshime se Arjan Ferracaku u nxor në pritë nga miqtë e tij

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, dyshime se Arjan Ferracaku u nxor në pritë nga miqtë e tij

Biznesmeni i vrarë Arjan Ferracaku

Dy personat që ishin të pranishëm me biznesmenin Arjan Ferracakun kur ky i fundit u qëllua me automatik, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policisë e Shkodrës, për të treguar karakteristikat e autorit që qëlloi për vdekje, Ferracakun. Megjithëse u është ofruar ndihmë dhe maksimale, shokët e këtij të fundit, ndihen të trembur dhe jo të sigurtë për të treguar çdo detaj, që do orientonte policinë për të zbardhur ngjarjen.

Nisur nga ko situatë, policia ka ngritur dyshime mbi rolin e personave që arritën t'i mbijetojnë pritës me armë, duke menduar se biznesmeni 30-vjeçar mund të jetë nxjerrë në pritë nga njëri prej miqve të tij. Dyshimet e hetuesve janë se njëri nga shoqëruesit me kalë të Arjan Ferracakut ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund t'i jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë.

Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Ferracaku u qëllua me rreth 15 plumba, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi sipas tyre janë trembur dhe kanë ikur me vrap, duke mos parë asgjë rreth autorëve. Ferracaku nuk kishte precedent penal dhe nuk kishte konflikte me njeri. Edhe nga dëshmitë e miqve dhe familjarëve ka rezultuar se 30-vjeçari nuk ishte problematik në Shkodër. 15 të shoqëruarit e tjerë kanë mohuar se kishin informacion për ngjarjen. Ndërkohë uniformat blu të Shkodër kanë pyetur edhe disa turistë kosovar të cilët ishin duke bërë hipizim në zonë. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një person të ikë me vrap, por nuk kanë arritur dot të dallojnë fytyrën e tij, pasi ishin më shumë se 300 m larg.

Gjobat financiare
Policia e Shkodrës ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmen, i cili i ka shpërfillur. Policia ka dalë në këtë konkluzjon pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër.

Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me rreputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. “Vrasja është rregjistruar në orën 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Ferracaku 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër”- thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre.

Policia blindon rrugët e Shkodrës
Policia dhe prokuroria e Shkodrës menjëherë pas vrasjes, kanë urdhëruar të ngrihen dhjetëra postoblloqe policie në rrugët e qytetit me shpresën e kapjes së autorëve të krimit. Rreth 30 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, të cilët janë marë në pyetje hollësisht mbi vendodhjen e tyre, njohjen me viktimën dhe çfarë dinin për këtë ngjarje. Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marë gjurmët e gishtave, kampione pështyme dhe telefonat. Prej më shumë se 48 orësh policia dhe prokuroria janë përqëndruar në dy pista hetimore, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund ti jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar, e për pasojë është ndëshkuar me vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 12345: 04/09/2018 23:34

    Te gjith djemt e mir nga shoket e ngusht e kan ngren ate qe mendon se e ke shok me te mire ai ta ha koken esht e vertetuar

    Përgjigju
  • Une: 04/09/2018 14:45

    Turp 5 shoke nuk kane pare asgje, kjo ben muuuu qe jane bashkepunetore me kriminelin, nuk eshte frika. Syri i njriut ne rrezik sheh me shume. Po te ishte se nuk e kishin pare do te shkonin nga vinte plumbi, nuk do te kishin shpetuar.

    Përgjigju
  • Deputeti: 04/09/2018 14:41

    Hyjuni ne dajak ku ju dhemb dhe ku nuk u dhemb dhe shihni si do kendojne nuk thone kot qe dajaku ka dale ng xheneti

    Përgjigju
  • Faiku: 04/09/2018 12:22

    Iku dhe rasti i ketij fstkeqi, u harrua. Kjo eshte shqiperia e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Turp: 04/09/2018 11:35

    Kto jane shoket shqiptare ca servila qe rrijne me njeri tjetrrin vetem per interesse,tani kane frike te dalin deshmitare

    Përgjigju
    • gang123: 04/09/2018 15:19

      o shok ti nuk e din si jan punt ne shkoder prandaj flet ti kshu edhe shokt e ti e kan kryt nrrezik

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan