Mbrëmjen e sotme në ish-Bllok një person mbeti i vdekur nga një atentat dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Viktima ende nuk është identifikuar, njëri nga dy të plagosurit është Ervis Martinaj, i cili ishte objektivi, ndërsa tjetri Laert Hato.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Ai është pronar bastesh, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e mikut të tij Redi Popescut në Bllok, i cili frekuentohet nga të rinjtë.


Lajmi kryesor:

Përplasje mes bandave, vrasje në ish-bllok, një i vdekur dhe dy të plagosur (EMRAT+VIDEO)