SHBA - Pas protestave të dhunshme të një dite më parë në Ferguson të Misurit në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i parë i oficerit policor, Darren Willson i cili qëlloi mbi adoleshentin me ngjyrë.

Në intervistën e parë të tij për ABC News, Willson ka justifikuar sjelljen e tij duke thënë se e ka ‘ndërgjegjen e pastër dhe se do ta bënte sërish nëse ndodhej në të njëjtat rrethana’.

Sipas versionit të tij për mënyrën se si rodhën ngjarjet, oficeri hodhi poshtw faktin që Brown të ketë ngritur duart lart para se të qëllohej, ndryshe nga ç’thonë disa dëshmitarë.

Sipas tij, Brown e kishte qëlluar atë në fytyrë dhe më pas kishte tentuar t’i merrte pistoletën, çka ka bërë që ai ta qëllonte. “Në atë moment unë i thashë vetes: A mund ta qëlloj këtë djalë? Ligjerisht mundem? Dhe përgjigja ishte: Nëse unë nuk e bëj, ai do të më kishte vrarë mua!”, ka thënë Willson gjatë intervistë që zgjati për 1 orë e 30 minuta. I pyetur nëse mund të bënte diçka për ta parandaluar vrasjen, Wilson u përgjigj: “Jo. Unë e kam ndërgjegjen e pastër, sepse e di që unë bëra punën time”, ka përfunduar oficeri.

Turma të mëdha njerëzish, kryesisht afrikano-jugorë në të gjithë SHBA-në janë angazhuar në protesta kundër vendimit për të mos ngarkuar me përgjegjësi oficerin për vrasjen e adoleshentit me ngjyrë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)