SHKODER-Policia e qytetit verior ende nuk e ka prangosur autorin e vrasjes së mjekut Ilir Alija para dy ditësh.
 
Autori Dritan Ymeri dyshohet se pas vrasjes u largua në Mal të Zi në mënyrë ilegale, ndërsa policia i rrethoi banesën duke kujtuar se ishte brenda pas ngjarjes.
 
Dritan Ymeri jetonte vetëm në Shqipëri, pasi prindërit i kishte në Francë, ndërsa vëllanë në burg po në Francë.
 
Ndërsa familja e viktimës ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën mjekut Alija.
 
Ilir Alija u vra nga 26-vjeçari Dritan Ymeri pas konfliktit për një shtesë kati, ndërsa në momentin e sherrit i pranishëm ka qenë edhe djali i mjekut që humbi jetën nga plumbat e të riut.


dy.b/shqiptarja.com