TIRANE- “Shqiptarja.com” mëson detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë, për të cilën është arrestuar një grek i dyshuar si ekzekutues dhe 5 bashkëpunëtorë, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Gjatë këqyrjes së telefonit të viktimës Devi Kasmi, janë gjetur nga policia dhjetëra numra telefoni të disa shpërndarësve të kokainës në Tiranë. Një ndër numrat që është gjetur është dhe ai i një personi të arrestuar pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar ‘Profesori’ Gazment Gazheli 46 vjeç, djali i biznesmenit, Petrit Gazheli.

Në operacionin e koduar “PROFESORI” u arrestuan Gazment Gazheli 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për trafik droge, Kristian Karanxha 27 vjeç banues në Tiranë, dhe V. Gazheli 68 vjeçe, e ëma e Gazhelit. Gazmend Gazheli me pseudonimin “Profesori" në bashkëpunim me Kristian Karanxhën me pseudonimin “Kiçi” shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e Brrylit, Ali Demit dhe Shkozës.

d.b/shqiptarja.com