Vrasja në Bllok/ Dëshmitari që futi në burg Shullazin “kërcënon” edhe Ervis Martinajn

Veç 7 akuzave me të cilat po përballet me drejtësinë Ervis Martinajt me shumë gjasa do t’i duhet të përballet edhe me dy të tjera. Që nga muaji mars i vitit 2017 dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja ka bërë një kallzim penal se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit dhe kur ai s’kishte pranuar e ka kërcënuar. Me këtë dëshmi prokuroria do të ngrejë ndaj Martinajt edhe akuzat e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”.

Caktimi nga gjykata e Apelit i masës së sigurisë “arrest në burg” për Ervis Martinaj, si një nga të dyshuarit e masakrës së 4 tetorit 2018 ndodhur në ish-bllok, ka sjellë mobilizim të anëtarëve të grupit hetimor, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Plot dy muaj nga ndodhja e kësaj ngjarje në mes të Tiranës dhe arrestimi i Ervis Martinaj, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohet dhe analizohet çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë pranë organeve ligjzbatuese, kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij. “Shqiptarja.com” mëson se pjesë e dosjes së masakrës së 4 tetorit 2018 është bërë dhe një kallëzim penal, që biznesmeni Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori në mars 2017. Mësohet se në një nga ditët e këtij muaji, dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.

Ky takim sipas Beqjat është kryer mes tij dhe Martinaj në ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë. Mirëpo pas refuzimit të ofertës së Martinaj i cili kishte ardhur si mik në shtëpinë e Beqjat, sipas deklarimeve të biznesmenit, Martinaj e kishte kërcënuar. Për pasojë në atë periudhë, Ylvi Beqja ka depozituar një kallëzim penal kundër Ervis Martinaj, për akuzën e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”. Fill pas këtij kallëzimi në 2017 prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja akuzat e ngritura nga Beqja, duke sekuestruar disa pamje filmike pranë banesës së Ylvi Beqja dhe disa komunikime në aplikacionin “Ëhats app”, por Martinaj deri në këtë periudhë nuk është penalizuar për këto dy akuza të bëra nga Beqja, i cili ka dëshmuar vitin e kaluar në një proces tjetër gjyqësor tek Gjykata e Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit dhe katër miqve të tij.

Mirëpo kur ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi i Beqjat, tashmë këto dokumente dhe dëshmia e biznesmenit duket se është bashkuar me dosjen e masakrës së 4 tetorit në ish-bllok, me qëllim ngritjen e akuzave të tjera për të arrestuarin Ervis Martinaj. Bashkimi i këtyre dy çështjeve penale, detyrimisht do të thotë shtimin e akuzave për Ervis Martinaj, ndaj të cilit momentalisht prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifik të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Por bashkimi i dosjes së kallëzimit të Ylvi Beqja në një procedim penal me këto 7 akuza, do të thotë që në sallën e gjyqit Ervis Martinaj të përballet me një bashkëpuntor të prokurorisë, Ylvi Beqjan, i cili dëshmoi kundër Shullazit dhe miqve të tij, ku rrëfimi i tij ishte vendimtar për dënimin e 5 të pandehurve nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Nuk dihet nëse biznesmeni Beqja ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorinë për këtë çështje kundër Ervis Martinaj, por nëse ai do japë rrëfimin e tij para prokurorëve dhe gjykatës, ka shumë gjasa se qëndrimi në burg i Martinaj të jetë i gjatë. Prej dy vitesh Beqja është dëshmitar i prokurorisë dhe mbrohet nga shteti.

Përplasja me armë më 4 tetor në lokalin “Monopol”, në zonën e ish-Bllokut, me grupit të Erin Matës dhe atij të Ervis Martinajt, nga ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, për momentin vijon të mbajë dy persona në burg, të cilët në fakt janë personat që kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje kriminale, Eljo Hato dhe Ervis Martinaj. Ndërsa nga ana tjetër autori i goditjes me armë, komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, vijojnë të jenë në kërkim. Po kështu ende në kërkim është edhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, që besohet të jetë strumbullari i këtij konflikti. Deri më tani nga policia e kryeqytetit asgjë nuk dihet për vendodhjen e tyre. Eldi Dizdari dhe Ervin Mata besohet se janë strumbullarët e këtij konflikti që solli dhe përdorimin e armëve, ku Dizdari dhe Mata fillimisht janë zënë në trotuarin, para lokal “Monopol”, dhe motiv besohet se është një borxh financiar i pashlyer nga Mata. Eldi Dizdari njihet edhe si kushëri i afërt i Arbër Çekaj, biznesmenit në konteinerin me banana të të cilit u kapën 612 kg kokainë në Maminas të Durrësit.

Shtatë akuza për Martinajn
“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim mbetur tentative.
“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”
“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”
“Pastrimi te produkteve te vepres penale ose veprimtarisë kriminale”
“Fshehje të ardhurash”
“Organizimi i lotarive të palejuara”
”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen