Menjëherë pas vrasjes së ndodhur sot në burgun e Peqinit ministri I Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar rritjen e nivelit të gatishmërisë në të gjithë sistemin e burgjeve.

Në prononcimin për median Manja sqaroi se kjo është një procedurë që merret çdo fund viti në prang të festive të Krishtlindjes dhe Vitit të ri por ngjarja e ndodhur në Peqin përshpejtoi këtë procedurë.

“Po është e vërtetë. Kanë kaluar. Kjo ngjarje përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gadishmërisë por kjo është praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave pork jo ngjarje përshpejtoi urdhrin” tha Manja.