Trupi i Arben Lleshit i vrarë më 15 dhjetor në burgun e Peqinit, është ende sot e kësaj dite, në morgun e Tiranës.
Instituti i Mjekësisë Ligjore, i kërkoi leje prokurorisë së Elbasanit që ta varrosë bashkia, duke qenë se askush s’është paraqitur ta tërheqë.
Por prokuroria i kërkon Institutit që pavarësisht se afatet e qëndrimit të trupit në morg janë plotësuar, duhet të krijohet bindje e saktë që asnjë prej familjarëve nuk ka shfaqur interes siç e parashikon ligji.
Në këtë pikë prokuroria kërkon që të sigurohet lista e familjarëve të të ndjerit bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin.
Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë për vrasje, u ekzekutua në qelinë e tij, nga Sokol Mjacaj, dhe ka dyshime të porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor 2023, kur i dënuari përjetë ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja.
Pavarësisht se ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak se është porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje, mbetet ende pa motiv. Kjo për shkak se Mjacaj ka vijuar t'i qëndrojë deklarimeve të mëhershme duke mos pranuar të flasë për bashkëpunëtor apo porositës nëse ka patur të tillë.
B.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.2%
-
PD
12.2%
-
Partitë e vogla
20.6%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin ‘Elbasan-Peqin’, vdesin nënë e bir, 5 të plagosur në spital (VIDEO)
2 Mars, 08:59
-
U ekzekutua në burgun e Peqinit, familja braktis Arben Lleshin, u varros nga Bashkia e Matit! Trupi i pajetë gati 1 vit në morg
22 Shkurt, 10:47
-
Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)
31 Janar, 10:49
-
Kërkoi të dalë nga izolimi në ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjaçajt
30 Janar, 16:29
-
Reportazhi/ 'Mullinjtë e vajit në Peqin', Ulliri si kulturë qindra vjeçare
12 Janar, 14:11
-
'Mullinjtë e vajit në Peqin', reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
12 Janar, 13:04
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor 2024, 09:54
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Altin Kodra futet në Regjim të Posaçëm për 1 vit
16 Dhjetor 2024, 17:08
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për dy të plagosur
11 Dhjetor 2024, 15:37
-
Peqin, gjelat e detit me 1200 lek/kg, fermerët: I shesim nën kosto, na dëmton importi
7 Dhjetor 2024, 10:30
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
Jo qe eshte frika e gjakmarrjes ne mes,por dhe shpenzimet e varrimit qe askush nuk deshiron t'i marre persiper,sidomos per nje vrases.Me mire dhurojani trupin fakultetit te mjekesise per studentet qe bejne praktiken ne kadavra.
Përgjigju