Vrasja në burgun e Peqinit, skaneri jashtë funksionit prejt tetorit u rregullua 3 - 4 ditë para ekzekutimit, verifikohen takimet e Mjacajt në burg

Vrasja në burgun e Peqinit, skaneri jashtë funksionit prejt tetorit u rregullua 3 - 4 ditë para ekzekutimit, verifikohen takimet e Mjacajt në burg

1702991373_burgupeqinit.jpg

Në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ku mesditën e 15 dhjetorit 2023 një i dënuar përjetë vrau një tjetër të dënuar skanerat nuk kishin funksionuar prej tetorit 2023 ndërsa ishte rregulluar 3 – 4 ditë para vrasjes.

E pranon vetë ish drejtori i komanduar në Burgun e Peqinit, Kamber Hoxha në dëshminë e tij dhënë prokurorisë së Elbasanit që po heton vrasjen e Arben Lleshit. 12 zyrtarë të burgut janë arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës

Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistri i i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023.

Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.

Drejtoria e burgjeve ka bërë verifikin dhe ka dalë se gjatë 2023 Mjacaj ka pasur 5 takime dhe i fundit ka qenë në 1 shtator 2023

"Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo me të cilën për herë të fundit është takuar më 16 nëntor 2023.

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt" dëshmoi Kamberi.    


Lajmi kryesor:

Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë