Gjin Guri, i plagosuri
Policia ka reaguar për atentatin në Dukagjin. Në një reagim zyrtar policia thotë se nuk kanë mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë dhe janë nisur me helikopter. Ndërkohë, i plagosuri është nisur drejt spitalit.
“Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G. Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma. Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njofton policia.
Lajmi kryesor: