Kërkohet si dëshmitare për vrasjen në ish-Bllok, urdhër ndalimi për Elvana Gjatën

TIRANË- Gjykata e Tiranë ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut. 

Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga Elvana, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë dhe bazuar në Kodin e Procedurës, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të marrë urdhër ndalimi.

Për këtë çështje një burim nga prokuroria i tha Report TV se Elvana Gjata nuk është person në hetim por një dëshmitare si shumë persona të tjerë. I njëjti burim pohoi se për Elvana Gjatën ka mbaruar afati 30 ditor i kërkimit policor si dëshmitare për tu ri-pyetur nga prokurorët që po hetojnë vrasjen në ish-Bllok.

Sipas të njëjtin burim me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS ku kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar. Pasi të jetë kryer ky proces marrje njoftim personi lihet i lirë.

Elvana Gjata u shpall në kërkim policor më 9 tetor, plot 5 ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin Monopol në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. (Për të mësuar më shumë lidhur me dinamikën e ngjarjeve në natën e 4 tetorit në lokalin ‘Monopol’ në zonën e ish-Bllokut (LEXO KËTU)

Nga burimet policore mësohet se Elvana Gjata, mbrëmjen e vrasjes më 4 tetor, ka qenë me makinë para lokalit “Monopol” në ish-Bllok për t'u takuar me të dashurin e saj, Ervin Mata. Paralel me makinën e saj, ka ndaluar edhe një tjetër mjet, që sipas dëshmive kanë ngacmuar këngëtaren, teksa pranë saj ishte Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Ky epsiod dyshohet se ka qenë shkëndija e përplasjes mes dy grupeve që më pas prodhoi një viktimë dhe dy të plagosur. Veç personave të përfshirë në konflikt, tashmë të arrestuar, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tyre, përfshi prindërit e Elvana Gjatës, por këngëtaren asnjëherë nuk e kanë gjetur. Po të njëjtat burime saktësuan, se në sistemit TIMS figuron qe Elvana Gjata të jetë larguar drejt Vienës katër orë pas ngjarjes nga aeroporti i Rinasit dhe destinacioni i saj final dyshohet se është Gjermania.

Më 5 tetor, Gjata është larguar drejt Vienës, ndërsa të shpallur në kërkim përveç saj janë edhe Ervin Mata (shoku i viktimës dhe i dashuri i saj); Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokalin në Monopol nga përplasja me armë humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato, të cilët tashmë janë të arrestuar. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. 

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 27/11/2018 17:40

    ME KETE TE NDERSHMEN JENI VONUAR SHUME. KJO TE TREGOJ SE ME ÇFAR LEKESH E BEN JETEN E LUKSIT DHE NGA VIJN FITIMET QE KAPARDISET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri