Grabitja në Kamëz, vëllai i viktimës: Kunata akoma nuk e di, nuk i falim vrasësit

KAMEZ-Vëllai i viktimës, Rifat Buci deklaroi për Report Tv se kunata ende nuk e di se bashkëshorti i saj, Agimi ka ndërruar jetë. Ai tha se nuk i kanë thënë gjë gruas së viktimës, pasi kanë frikë se do të përkeqësohet gjendja dhe rrezikon jetën. Rifati i kërkoi ndihmë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për operacionin e Mertia Bucit dhe për djalin. 

Meritës nuk ia kemi thënë që ka vdekur Agimi. Nuk i kemi treguar, i kemi thene se ndodhet ne nje spital tjeter, pasi kemi urdhër nga mjeku, pasi mund të përkeqësohet gjendja. Nuk ndodhet në gjendje të mirë, i kërkojmë shtetit dhe kryeministrit Rama që të na ndihmojë për operacionin që duhet të bëjë Merita se kushton. Nuk kemi mundësi që të përballojmë operacionin.

Rifat Buci

Gjithashtu ai kërkon që shteti të ndihmojë fëmijët, pasi ngelën jetimë. Një tjetër problem është edhe djali i vogël i familjes, i cili pa të gjithë ngjarjen dhe sipas xhaxhait trembet natën.

Fëmijët rrezikojnë të ngelen jetimë dhe nuk kanë mundësi ekonomike. Djali ka nevojë për trajtim, ai pa të gjithë ngjarjen dhe trembet natën

Rifat Buci

Nuk dua ta dëgjoj më këtë fjalë, mos ma përsërit, nuk pranoj, nuk e lë, ai në punën e tij unë në punën tim, nuk do të bëj asgjë, ia kam lënë në dorë shtetit.

Rifat Buci

Gjykata Penale ka lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjes gjatë tentativës së grabitjes në Kamëz në datë 24 Prill, Vladimir Kurti dhe Rrushdi Hoda. Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e marketit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Hoda është bashkëpunëtor në krim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj