Konflikti për rënien e degëve të plepit në tokën e mbjellë me jonxhë në Luz të Kavajës, për pak sa nuk ka shënuar 2 viktima. Xhevdet Saraçi, autori i vrasjës së 29-vjeçarit Ismet Xhani ditën e hënë, ka tentuar të vrasë edhe një person tjetër me inicialet M. Xh., 24 vjeç, i cili ndodhej i pranishëm momentin e konfliktimit të viktimës me autorin.

Burime pranë Policisë së Kavajës bënë me dije se 56-vjeçari ka qëlluar me pushkë edhe në drejtim të 24-vjeçarit, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë.
 
“Më datë 04.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevat Saraçi, vjeç 56, banues në fshatin Luz i Madh, pasi dyshohet se, në fshatin Luz i Madh, për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin I.XH, si dhe ka tentuar të vrasë M.XH, vjeç 29 e 24, banues në fshatin Luz i Madh Kavajë. Me cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan arma e zjarrit model 56, 7 gëzhoja dhe 3 fishekë, kalibrit 7.62 mm, pa leje. Nenet 79, 79/dh, 22 dhe 278/5 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)