Vrasja në Kavajë/ Bledar Toçi u hoq nga Presidenca si i papërshtatshëm, por u emërua shef sigurie në burg (Detaje)

Bledar Toçi, shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, i cili me armën e shërbimit vrau Dritan Haxhollin në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, ku mbeti edhe vetë i lënduar, ka qenë një person me probleme disiplinore edhe në kohën që ka mbajtur disa poste të tjera.

Në këtë detyrë, Toçi kishte rreth një vit që kishte marrë emërimin, ndërsa më herët kishte punuar në Gardën Republikës. Në këtë institucion, ai punoi për rreth 7 vite me radhë e pasi kishte marrë disa masa disiplinore, ishte pezulluar edhe nga detyra.

Mësohet se Bledar Toçi ka punuar edhe në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bujar Nishani, por për shkak të shkeljeve në punë, SHKB kishte kërkuar largimin e tij nga trupë shërbimi në Presidencë, duke u emëruar në një post më të ulët. Mësohet se edhe nga DSIK, 31 vjeçari është konsideruar si një person i papërshtatshëm për të qëndruar në detyrë, për shkak të lidhjeve të dyshimta që ai ka mbajtur me persona të inkriminuar.

Për Bledar Toçin, Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” i akuzuar për vrasje me dashje dhe prodhim e shitje të lëndës narkotike. Masa e sigurisë, iu komuniku në ambientet e Spitalit të Durrësit ku qëndronte i shtruar pas plagës së kishte marrë nnë qafë nga një plumb kallashnikovi të gjuajtur nga Dritan Haxholli, ndërsa tashmë ai është transportuar në spitalin e burgut, ku do të qëndrojë i shtruar deri në përmirësimin e shëndetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 20/10/2019 21:17

    Fis deputeti....

    Përgjigju
  • Bledi i pafajshem: 20/10/2019 18:21

    Origjinal si ne kohen e Enver Hoxhes, e bete armik direkt .. se kur ie mbanit ne pune skishte djale si Bledi, tani thoni 100 te zeza, qe pdyshim sjane te verteta, sepse ai eshte nje familjar dhe hallexhi rrogetar si te gjithe, pavarsisht se cdo mashkull ka pak aventure si cdo gjallese, Po ktij i ngeli ne dore thuj iku ajo pune, se ska pase te tilla probleme kurre!

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 20/10/2019 19:57

      Daku te leme drejtesine te thote fjalen e saj. Sa per I drejte apo i shtrember nuk je as ti as une te gjykojme dike.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja