
Djali i Nestir Sotirit që u vra mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës është shoqëruar në polici për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë pasi ishte i vetmi dëshmitar në vendngjarje. Ka qenë Erion Sotiri, djali i viktimës ai që ka goditur me grushta autorin e ngjarjes, Velo Azisllari që plagosi për vdekje babain e tij. Në momentin e ngjarjes djali ka qenë me babain e tij në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit iu kanë lehur dhe sulur. Kaq ka mjaftuar që babë e bir të ankohen për këtë situatë te autori por ky i fundit nuk i ka pritur mirë duke degraduar në përdorimin e thikës që autori mbante me vete.
Autori ka qëlluar në drejtim të Nesti Sotirit bashkëfshatarit të tij, goditje kjo që ka rezultuar fatale për 60 vjeçarin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në pak minuta rreth orës 21:40 në fshatin Rrëmbec te Maliqit pranë stallave të dy bashkëfshatarëve ndërsa qentë e autorit kanë qenë shkaku i konfliktit që çoi në një vrasje. Qentë e autorit Velo Azisllari janë bërë shkak edhe për denoncime nga bashkëfshatarët e tjerë në emisione investigative pasi ky ishte një problem për gjithë lagjen. Asnjëherë banorët e lagjes nuk kanë gjetur qetësi nga qentë e autorit por ashtu siç thonë dhe vetë banorët nuk janë marrë shumë me autorin pasi ai nuk i dëgjonte.
Vrasja e 60 vjeçarit në Rrëmbec ka tronditur mbarë opinionin publik për vetë faktin e motivit. Për mediat vëllai i autorit është shprehur i shokuar ndërsa të afërmit e viktimës akuzojnë autorin dhe presin dënim maksimal për të.
Lajmi kryesor:
Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit, janë bërë problem shumë herë! S’kanë pasur konflikte më parë
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 4474
Lajme të tjera
-
Subvencionet e naftës, radhë Fier, Lushnjë e Korçë për aplikime: Kam 8 orë rri në këmbë, si qeni! Na plasi zemra
20 Mars, 12:25
-
Ersekë/ Tentonin të trafikonin drogë drejt Greqisë, 3 në pranga 2 në kërkim (VIDEO)
19 Mars, 10:36
-
Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Janë shpallur 9 studiot arkitekturore finaliste! Në maj garojnë në qytetet përkatëse
18 Mars, 08:00
-
Zbulimet arkeologjike gjatë 2022, vendbanimet palafite e relikja lundruese 7500-vjeçare në Lin të Pogradecit
17 Mars, 19:52
-
Temperaturat e ngrohta 'sjellin' në Pogradec flamingot
17 Mars, 18:38
-
VIDEO/ Zgjedh Selenicën në vend të Amerikës, bujku lë pa fjalë: Punon tokat e gjithë fshatit dhe modifikon makineritë bujqësore
16 Mars, 11:00
-
Korça dhe Kruja mbulohen nga dëbora në pranverë! S’ka probleme në akset nacionale dhe turistike
16 Mars, 08:07
-
Lëvizje në burgun e Drenovës, Altin Gusho largohet nga posti i drejtorit! Gjatë drejtimit të tij, u shënuan shkelje të shumta
15 Mars, 15:24
-
30 vite pa investim, tregu në Pogradec si në mesjetë! Tregtarët: Asnjë investim! Bashkia: Do bëjmë një të ri shumë shpejt
14 Mars, 16:03
-
Dita e Verës/ Digjen gomat e makinave në qytetin e Korçës (VIDEO)
14 Mars, 11:56
-
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! Një prej pasagjereve dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
12 Mars, 14:03
-
Berisha akuza ndaj Kim: Ndërhyri në gjykatë kundër opozitës! Kongresi i SHBA dhe FBI të hetojnë veprimtarinë e saj në Shqipëri
11 Mars, 19:10