Një DVR (regjistrues videosh) e cila u gjet në shtëpinë e një prej personave të arrestuar, pjesë e grupit të Kobrës, në lidhje me vrasjen e Visart Cengu, dyshohet të jetë ajo DVR që është zhdukur nga lokali “Kobra City” në Prizren natën kur ndodhi krimi.
Në këtë DVR që do të ekzaminohet, besohet janë ruajtur materialet filmike të kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, nga motivi i nisjes së konfliktit, deri tek të shtënat që morën jetën e Cengut dhe plagosën mikun e tij Rufgen Shehu.
Nga ana tjetër në banesën e autorit kryesorë të dyshuar, Dibran Hoxhajt, është gjetur një kasafortë, e cila pritet të hapet përmes një procedure të veçantë, edhe në pranin e agjentëve anti-eksploziv. Sasi municionesh dhe një granatë dore, i janë bashkëngjitur dosjes hetimore si prova të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve.
Të enjten Gjykata Themelore e Prizrenit la në burg për 30 ditë Dibran Hoxhajn dhe pesë personat e tjerë të arrestuar mbi ngjarjen e rëndë. Reagimi i “Kobrës” kur kupton praninë e kamerave në sallën e gjyqit është i menjëhershëm, ai fsheh fytyrën poshtë kapuçit.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë të rezervuara mbi motivet e sakta të konfliktit, dhe në vendimin e masës së sigurisë së gjykatës nuk përmendet shkëndija e parë e përplasjes. Mediat e Kosovës raportuan për konfliktin e nisur për faturën 400 euro, por një gjë e tillë kundërshtohet me forcë nga familjarët e viktimës. Ata deklarojnë gjithashtu se presin drejtësi nga gjykata në Prizren, por nuk harrojnë të përmendin se nëse “Kobra” del nga burgu, me siguri do të ketë reagim.
Visart Cengu i cili kishte ardhur në vendlindje nga Franca, Rufgen Shehu dhe Arben Basha, të tre miq me njëri-tjetrin, shkuan në Prizren në “Kobra City” për të festuar Vitin e Ri, por dolën nga aty njëri i vdekur e tjetri i plagosur. Pasi u konfliktuan në lokal me stafin shkuan drejt makinës në parking për t’u nisur drejt Kukësit, por pronari Dibran Hoxhaj i ndoqi dhe qëlloi me armë zjarri tre herë drejt tyre.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau 31 vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobra'-n dhe 5 të tjerët
2 Shkurt 2023, 15:25
-
16 herë i dënuar, si i shpëtoi drejtësisë ‘Kobra’ dhe vrasja e të riut nga Kukësi, avokati Musa: Problem institucional! Përsëritës në disa vepra penale, jo të rënda! Ka zhvillime në hetimet
7 Janar 2023, 13:28
-
Vrasja e 31-vjeçarit në lokalin në Prizren, pas ‘Kobrës’, në pranga një tjetër i dyshuar
7 Janar 2023, 10:14
-
Flitet se mbi të rëndojnë mbi 100 vepra penale, institucionet në Kosovë kërkojnë raport me detaje për ‘Kobrën’! Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij
6 Janar 2023, 16:08
-
Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë! ‘Kobra’ tenton të fshihet sapo sheh kamerat në gjyq! Policia i bastis lokalin (VIDEO)
5 Janar 2023, 13:55
-
U vra në Kosovë, përcillet në 'banesën e fundit' i riu nga Kukësi! Përlot babai: Ne kishim Serbinë armik të përbashkët, kurrë s’e besoja se kemi plumba për shqiptarë
4 Janar 2023, 19:45
-
U la në burg për vrasjen e të riut nga Kukësi, çfarë deklaroi para gjykatës ‘Kobra’
4 Janar 2023, 17:43
-
U la në burg për vrasjen e të riut nga Kukësi, çfarë deklaroi para gjykatës ‘Kobra’
4 Janar 2023, 12:33
-
Vrasja 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren, gazetari nga Kosova: Policia në Morinë nuk vuri re që makina ishte qëlluar me plumba dhe kishte të plagosur brenda
4 Janar 2023, 11:38
-
Vrau të riun nga Kukësi për faturën prej 400 euro, Gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobrën', vëllanë e tij dhe 4 punonjësit e lokalit ku ndodhi ngjarja
4 Janar 2023, 11:19
-
Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit, sherri nisi brenda lokalit ‘Kobra City’! Të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin faturën prej 400 eurosh
3 Janar 2023, 12:14
-
Akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosjen e shokut të tij, policia bastis lokalin në pronësi të autorit, gjenden 3 gëzhoja plumbash
3 Janar 2023, 11:42
Ky rrac perzier turk nuk e di se ca i ka bo vetes. Eshte mesu duke u rrah me kosovar e ka shku e ka gjujt me arme te kto cunat. Te 3 kto familje vijne nga fshati Shtiqen i Kukesit, jane familje te medha e te nderuara qe nuk ngacmojne njeri po qe ju ka ec dhe ju ecen pushka. Nese del nga burgu kobra kok kari do jete me 100% ne arkivol
PërgjigjuBoll iu referuat si Cobra nje plehre te tille se e kthyet ne legjende urbane, thuajini emrin e tij te zi.
PërgjigjuPaguan ça pare, edhe ligjit ja hedh ky. Ne ne Shqiperi kemi eksperience, vrasesit jetojne te lire dhe viktimat ne burg.
Përgjigju