Flitet se mbi të rëndojnë mbi 100 vepra penale, institucionet në Kosovë kërkojnë raport me detaje për ‘Kobrën’! Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij

Flitet se mbi të rëndojnë mbi 100 vepra penale, institucionet në Kosovë kërkojnë raport me detaje për ‘Kobrën’! Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe si 'Kobra'

Këshilli i Prokurorisë i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin Kobra e i cili dyshohet për vrasjen e Visart Çengut.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij”, thuhet në komunikatë.

Më tej KPK shton se në bazë të kompetencave që ka do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet që Prokuroria në Prizren nga ndërmarrë ndaj Dibran Hoxhës dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi.

Ky reagim i KPK-së vjen pas raportimeve të shumta në media se ndaj Dibran Hoxhës kanë renduar mbi 100 vepra penale, por megjithatë ai ka vazhduar që të jetë i lirë.

Dinamika e ngjajes së rëndë në Prizren:

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.

Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Kush është autori

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja