Prokuroria e Tiranës, kërkoi 47 vjet burg për dy bashkëautorët e vrasjes së Altin Cullhaj në afërsi të varrezave të Sharrës. 
 
Prokurori Naim Tota kërkoi nga togat e zeza dënimin me 30 vjet burg për Eriglend Tafajn dhe 17 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Jurgen Gjozja.
 
Sipas akuzës, vrasja ka ndodhur për arsye të vendit në varreza. Në debat e sipër Tafa ka qëlluar me armë 38 vjeçarin Çullhaj i cili po punonte për riparimin e disa varrezave pranë banesës së autorit.

Altin Cullhaj, punonjës i varrezave u qëllua me armë pas një konflikti verbal nga Eriglend Tafaj, më 23 dhjetor të 2014, teksa ishte duke hapur një varr.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)