DURRES- Vjollca Arapi bashkëshortja e Agim Arapit kërkon drejtësi për bashkëshortin e vrarë.
Katër ditë pas ngjarjes në bulevardin kryesor të Durrësit ku pas një sherri mbeti i vrarë 60-vjeçari Agim Arapi, bashkëshortja e tij Vjollca hedh dritë mbi ngjarjen.
"Burrin ma vranë sepse kërkuam qeranë e tubave të ajrimit të picerisë", thotë ajo.
Piceria mënaxhohej nga Jurgen Kurti, dhëndri i Kostandin Ekonomit, të dy të arrestuar për ngjarjen.
Sipas Vjollcës, kontaktin e parë e ka pasur ajo me Jurgenin të cilit i kishte kërkuar paratë e tubave të ajrimit të picerisë të cilat kalonin nga banesa e saj sipas një marrëveshje që kishin bërë të dyja palët.
Ajo rrëfen se është kërcënuar nga Jurgeni dhe në këtë çast ka ardhur Agimi, i cili gjithashtu është kërcënuar prej tij. Më pas, ai i ka telefonuar Kondtandinit i cili ia ka behur së bashku me të vëllanë, Kujtimin.
Ata kanë ulur qepenin e dyqanit dhe e kanë masakruar 60-vjeçarin.
Por Vjollca insiston që mbi bashkëshortin e saj ka qëlluar edhe Jurgeni.
"Këtë e tregojnë pamjet e regjistruara nga kamerat", thotë ajo.
Gjatë kohës që është qëlluar Agimi, ajo ka qenë jashtë lokalit duke i telefonuar policisë.
Vjollca kërkon drejtësi për vrasjen e bashkëshortit të saj Agim Arapi i cili katër ditë më parë mbeti i pajetë pasi u qëllua me grushte dhe sende të forta nga vëllezërit Konstandin e Kujtim Ekonomi si dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti.
/Shqiptarja.com

VIDEO