Vrasja Sonilës, i vëllai i Artur
Kuliçajt vrau në Irlandë

TIRANE - Pas ngjarjes së të shtunës, kur një kushëri i Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj, vrau një vajzë 26-vjeçe, ridel në skenë dhe një tjetër krim i rëndë. Vëllai i të akuzuarit si vrasës së Sonilës, Arturit, Eduart Kuliçaj, në atë kohë 27 vjeç, ekzekutoi një vajzë në qytetin Sliko, në Irlandë.

Eshtë cilësuar si një vrasës brutal nga policia irlandeze, shqiptari i cili dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Gjatë procesit gjyqësor zhvilluar nëntorin e vitit 2005, në ngarkim të Eduart Kuliçajt, prokurori i çështjes, John O'Kelly, i ka treguar gjykatës detajet e një vrasjeje makabre, siç e ka përshkruar ai. "Eduart Kuliçaj i ka përdredhur qafën Lindita Kukajt, me një forcë të atillë, e cila ka bërë që varsja e mbajtur në qafë nga ajo, të ngulej në fyt". Duke vazhduar më tej, prokurori i tha Gjykatës Qendrore Kriminale irlandeze (Central Criminal Court), e cila për herë të parë u mblodh në qytetin Sligo, se "pas vrasjes, Kuliçaj ia tregoi trupin e pajetë të Kukajt shokut të tij, Bashkim Osaj, përpara se të pranonte që ai e kishte vrarë". Prokurori O'Kelly tha se, "Kuliçaj, i cili mohoi akuzat për vrasje më 22 shkurt 2003, udhëtoi për në qytetin Sligo së bashku me Bashkim Osjen, duke përfunduar në darkë në apartamentin e Linditës, e cila punonte si kameriere. Nga atje, ata së bashku shkuan në një lokal dhe më pas në një klub nate, ku qëndruan deri në orën tre të mëngjesit".

Policia, mes dëshmive të mbledhura, ka arritur në përfundimin se, Lindita dhe Eduarti, që kanë mbërritur në Irlandë në vitin 2002, kanë patur zënka dhe mosmarrëveshje, duke mos sqaruar nëse mes tyre  ekzistonte ndonjë lidhje miqësore apo dashurie. Duke shtuar, prokurori i ka shpjeguar gjykatës faktin se, Lindita pas kthimit nga klubi i natës i ka kërkuar Eduartit që ata të tre të flinin me një dhomë, ose ata të dy në njërën prej dhomave dhe ajo vetëm në një tjetër.

Ajo nuk ndjehej mirë, kishte pirë shumë dhe ndjehej e sëkëlldisur. Prokurori ka vijuar duke thënë se, "Kuliçaj e çoi atë në dhomën e saj. Ajo donte që ai të largohej dhe ta linte vetëm. Lindita i është drejtuar me fjalët: Mos më prek mua".

DESHMITARI

Bashkim Osaj, edhe ai i lodhur nga pija pas një kohe të gjatë në klubin e natës, e kishte zënë gjumi në dhomën tjetër, duke mosditur se në dhomën përbri Lindita ishte vrarë nga miku i tij. "Më vonë, gjatë natës, Kuliçaj e ka zgjuar atë nga gjumi, duke i thënë se duhej që të niseshin për në Dublin. Më pas, ai i ka thënë atij, se "e vrava ...".

Kështu e ka përshkruar prokurori momentin e vrasjes, sipas dëshmisë së dhënë nga Osaj në polici. Ndërsa ka shtuar, se Osja ishte një gjendje shokuese nga ajo që sapo kishte dëgjuar nga goja e mikut të tij. Po sipas prokurorit O'Kelly, Kuliçaj, më pas ka hapur derën e dhomës ku shtrihej Lindita e vdekur pas përdredhjes së qafës, duke ia treguar Osajt. Më pas, ai e ka kërcënuar Bashkimin që mos t'i tregonte policisë lokale "Garda" dhe të ngiste makinën për në Dublin, nga kishin ardhur. Denoncimi i Osajt gozhdoi Kuliçajn.

Bashkim Osja, i cili dridhej nga vdekja e Linditës, ka bërë ashtu siç është urdhëruar nga shoku i tij vrasës. Por, i frikësuar njëkohësisht i dëshpëruar nga akti kriminal i Eduartit, ka gjetur kurajon që ta denoncojë atë. E ndërsa Kuliçaj gjendej në fundin e një dyqani pranë një karburanti pranë qytetit, duke blerë diçka, Osaj i ka thënë shitësit që t'i telefonojë policisë. Liria e vrasësit të shqiptares ka marrë fund vetëm disa minuta pasi ata kanë lënë karburantin. Disa momente më vonë, policia ka mbërritur pas telefonatës së shitësit, duke urdhëruar shoferin që të hapte krahun. Vrasësi është treguar me gisht nga Osaj, nga ku më pas është
prangosur. Një provë e pakontestushme si kjo, së bashku me dëshminë e Bashkim Osajt, e kanë gozhduar pas hekurave Kuliçajn me akuzën për vrasje, duke i parapërcaktuar atij destinacionin e ardhshëm të sigurtë, burgun edhe për shumë vite të tjera.

eduard kuliçaj, lindita kukaj me logo

(Foto: majtas Eduart Kuliçaj i dënuar në Irlandë për vrasjen e Lindita Kukaj vajza në rreth)

(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)

(sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën

Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën