Vrasja te ‘Don Bosko’/ Rexhepi në Report TV: Do zbardhet ngjarja! Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Rexhepi tha se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal.

“Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai.

Nisur nga këto ngjarje kriminale dhe taktika që autorët përdorin, pra e njëjta skemë, që përfundon me një makinë të djegur dhe autor të zhdukur, Rexhepi thotë se ka ardhur koha që në oborrin e Policisë së Shtetit të ketë në oborrin e saj një helikopter me snajperë që të jenë gati sa herë që ka ngjarje të tilla.

“Monitorimi duhet bërë nga ajri, me dron, ndoshta ka ardhur koha që duhet të ketë helikopter me snajper gati, në momentin që ndodh ngjarja atë ngrihet helikopteri” tha eksperti.

Vrasja, thotë eksperti nuk ishte aspak nga autor profesional. E në këto kushte, eksperti sugjeron që në rastin e plagosjes së persona të pafajshëm, që nuk janë shënjestra, të ashpërsohet Kodi Penal.

“Nuk ka profesionalizëm në atë ngjarje nga ana e autorëve. Një plagosje e një personi që nuk është objektiv në Kodin Penal të dënohet si vrasje”, tha ai.

Vrasja në 'Don Bosko', nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës  së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2023 02:04

    Paska te infiltruar policia ne grupin kriminal ! Hajde /ekspert/,hajde,sapo sabotove punen e policise duke nxjerre sekretin policor dhe rrezikove jeten e agjentit te fshehte.

    Përgjigju
  • Beni: 16/03/2023 20:29

    Hajde llogjike miu hajde! Po te kishte te infiltruar te policise nuk do ndodhte krimi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim