RRËSHEN- Vritet me armë zjarri në qendër të qytetit Armando Gjini 48-vjeç, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 pranë katedrales së qytetit. Viktima është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur. Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur në një market. Autorët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur.

Rreth dy orë pas ngjarjes në Kodër-Rrëshen u gjet një makinë e djegur e cila dyshohet se është lënë nga autorët e vrasjes së Gjinit. 

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. 3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai diktoi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere. Bomba shpërtheu menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina.

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.

VIDEO kur u gjet eksplozivi në mëkinën e Aramndo Gjinit në Maj 2019

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
FOTO/Ekzekutohet para Katedrales së Rrëshenit në sy të dy të fëmijëve Armando Gjini

Këto janë foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua brenda në makinë në sy të dy fëmijëve të mitur Armando Gjinit ku siç shihet makina është bërë shoshë nga plumbat. Vrasja ndodhi në qendrën e qytet të Rreshenit fare pranë Katedrales.

Ora 13:37
Gjendet një makinë e djegur në Kodër Rrëshen/ Dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit (VIDEO)

Një makinë e djegur është gjetur nga forcat e policisë rreth orës 13:30 në zonën e njohur si Kodër rrëshen. Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit.

 

Ora 12:50
'Mu në mes të ditës... deri kur kështu'/ Dom Gjergj Meta dënon vrasjen para katedrales së Rrëshenit

Dioqeza Rrëshen e cila drejtohet nga Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes se rëndë ndodhur në mes te Rrëshenit, ku u ekzekutua me arme zjarri në sy të dy fëmijëve të mitur Armando Gjini i njohur si ushtari i Met Kananit.

"Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.

Deri kur kështu?", shkruan Dom Gjergj Meta.

Ora 12:10
Detaje nga vrasja në Rrëshen/ Ushtari i Met Kananit u ekzekutua në makinë, në sy të dy fëmijëve të mitur (VIDEO)

Armando Gjini është ekzekutuar brenda automjetit të tij ku ndodhej bashkë me fëmijët. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij. Vrasja ka ndodhur pranë katedrales në qendër të qytetit të Rrëshenit rreth orës 11:30 të ditës së sotme.

Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur pranë një marketi në këtë zonë. Autorët kanë shfrytëzuar këtë monent dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur në vend.

Ora 12:06
U ekzekutua sot në mes të Rrëshenit/ Kush është Armando Gjini, i njohur si ushtari i Met Kananit

Armando Gjini i cili u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Rrëshenit njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. 

Eksplozivi i vendosur në makinën e Armando Gjinit në maj 2019

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

Momenti i arrestimit të pjesëtarëve të grupit të Met Kananit në Maj 2018

 

1565604579_meti.jpg

Met Kanani