Atentat në Shkodër, vritet babai i Indrit Bajrit i ekzekutuar në 2001! U qëllua 10 herë teksa pinte kafe! Gjendet pranë Bypassit automjeti i djegur i autorëve

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është zgjuar sot nga krismat me armë zjarri. Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje. Atentati u regjistrua rreth orës 07:20, në vendin e quajtur ‘Merkata e Rusit’, në lagjen ‘Partizani’.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja mëson se Bajri po pinte kafe me punëtorin e tij Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 68-vjeçari punonte pranë ‘Merkatës së Rusit’ ku tregtonte prodhime deti.

Ndaj Bajrit është qëlluar 10 herë, ndërsa autorët pas ekzekutimit janë larguar me mjetin tip ‘Benz’, i cili u gjet i djegur pak më vonë në afërsi të Bypassit të Shkodrës. Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku viktima ishte ende i shtirë në tokë i mbuluar me çarçaf të bardhë.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës Naim Bajri në vitin 2001 i kanë vrarë të birin Indit Bajrin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Xhabir Shega, Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi. Xhabir Shega është ekzekutuar në vitin 2015.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa vijon krehjen e zonës. Në ndihmë të FNSH dhe Policisë Shkodër kanë shkuar edhe forcat RENA.

Si u ekzekutua Indrit Bajri

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit.

1654259539_naimbajr2.jpg

Naim Bajri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
U ekzekutua sot në Shkodër, del FOTO, ja kush është viktima  

1654259539_naimbajr2.jpg

Naim Bajri u ekzekutua sot në Shkodër teksa po pinte kafe me punëtorin e tij. Bajri u qëllua 10 herë nga një automjet në lëvizje. Report Tv ka siguruar foton e viktimës Naim Bajri.

Ora 10:44
Atentati në Shkodër, reagon Alibeaj: Shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e e kësaj së premte në Shkodër ku një person u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëve u kujtohet se si kur shpërthenin minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati.

Sot dëshmitarët po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku.

Një marrëdhënie e ngushtë saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda! Një bashkëpunim perfekt që ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka vrarë shtetin!

Jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Jo rastësisht dekriminalizimi prodhoi “heronjtë” e tij nga kjo mazhorancë.

Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar.

Shqipëria nuk ka përse të kalbet nga krimi i organizuar që bashkëjeton me politikën. Shqiptarët nuk kanë përse të jenë pengjet e një kryeministri që ortakërinë dhe besnikërinë e ka me grupet kriminale dhe jo me qytetarët.

E vetmja rrugë për të shpëtuar është që drejtësia ti shkojë kësaj skeme deri në fund. Duke dënuar të pushtetshmit pa të cilët krimi nuk do të depërtonte kaq shumë në jetët tona. Nuk ka rrugë tjetër që ky vend të kthehet në shinat e ligjshmërisë, sigurisë dhe demokracisë. Sa më shumë qëndron Edi Rama me strukturën e tij kriminale në krye të pushtetit që e ka lënë peng tek bandat që i dhanë pushtetin, aq më shumë pushka do të krisë, aq më shumë do të ndëshkohen shqiptarët, aq më shumë do të vriten mes tyre shqiptarët, aq më shumë do të vuajnë shqiptarët, dhe do të ikin nga ky vend që nuk ofron as siguri e as demokraci, shkruan Alibeaj. 

Ora 09:51
Atentati, forcat RENEA mbërrijnë në Shkodër (VIDEO)

 

Pas atentatit ndaj Naim Bajrit, forcat RENEA mbërritën në Shodër, ku kanë nisur kontrollet në kërkim të autorëve të ngjarjes që tronditi qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Merkata e Rusit", në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Gjithashtu në livadh, në  lagjen  "Guerrile", Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ora 08:23
Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, 58-vjeçari po pinte kafe me Bajrin, ishte punëtor i tij

 

Personi i cili ka mbetur i plagosur gjatë atentatit në Shkodër, është 58-vjeçari Astrit Zeneli banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se  58-vjeçari ishte punëtor i viktimës. 

Naim Bajri ishte tregtar i prodhimeve të detit dhe punonte pranë merkatës se rusit, bashkë me punonjësin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur. 

Ora 08:22
Atentati, forcat RENA nisen drejt Shkodrës

1654235162_Screenshot4.jpg

Pas atentatit të Naim Bajrit, forcat RENA janë nisur në drejtim të Shkodrës

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Merkata e Rusit", në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Gjithashtu në livadh, në  lagjen  "Guerrile", Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ora 08:06
DETAJET/ U vra sot me armë zjarri në Shkodër, Bajri po pinte kafe, u qëllua 10 herë nga një automjet në lëvizje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se viktima Naim Bajri ka qenë duke pirë kafe në një lokal, kur një automjet ka qëlluar në drejtim të tij. Dyshohet se është qëlluar 10 herë ndaj tij.

Ora 08:06
Vrasja në Shkodër, gjendet pranë Bypassit makina e djegur e autorëve (VIDEO)

Bëhet e ditur se një makina përdorur nga autorët është gjetur e djegur në afërsi  të Bypassit. 

Ora 08:00
Si u ekzekutua në tetor të vitit 2001 i ‘forti’ i Shkodrës, Indrit Bajri

1654236348_IlmirHajdariSHEGA.jpg

Ilmir Hajdari dhe Xhabir Shega

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes se Indrit Bajrit.

Ora 07:45
Vrasja në Shkodër, në 2001 viktimës i vranë djalin Indrit Bajri

1654235155_bajri2.jpg

Viktimës Naim Bajri, i cili është vrarë sot në Shkodër mësohet se në vitin 2001 i kanë vrarë djalin Indrit Bajri. Ngjarja ka ndodhur në 21 tetor të 2021, ndërsa vrasësit kanë qenë Xhabir Shega dhe Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Xhabi Shega është vrarë në 2015.

Ora 07:40
Vrasja me armë zjarri në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë

 

Vrasja me armë zjarri  në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Ora 07:34
Vrasja në Shkodër, ja kush është viktima

Report Tv mëson emrin e viktimës nga vrasja në Shkodër. I vrarë ka mbetur Naim Bajri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tfala: 04/06/2022 22:08

    Ska ken fort i ri as agja i atyne nkiras kur e kajn vra npabesi trimat e "paprekshem" gjithsesi ky ishte mesazh shum domethans per kazanin e dobracit e kush asht nkazan tjt prej intrigave tyne besoj tash e kuptojn se kush del nrrug tmadhe do hajn plumin te sigurt per kyt gja mendim personal.

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2022 01:27

    Dhe pas gjithe kesaj historie te rendomte Far West-i ala shqiptar del dhe Alibeaj dhe leshon nga nje xhevair per te fituar ndonje pike!Le te themi ca fakte te verteta:Z.Alibeaj,mos harro 97'dhe kush i hapi depot,mos harro qe shqipot e kane pasur zakon kercitjen e armeve dhe disa zona e disa persona e kane dhe me keq sepse perdorin gjeresisht hakmarrjen;krimi ka vepruar sipas interesit te vet dhe ka patur raste kur per kete qellim ka perdorur politikanet e te gjitha kraheve.Secili t'a filloje nga vetja para se te drejtoje gishtin tek te tjeret.

    Përgjigju
  • Top Hana: 03/06/2022 22:55

    Mbetje Osmane qe vriten mes njeri tjetrit Zot shtoja inatin qe tu qlhen ropt e tane ca kane ma afer

    Përgjigju
    • Kolec Mhill Levandoski: 04/06/2022 06:21

      Hajt ishalla ti qijn ropt edhe ty

  • Tan hoxha junior: 03/06/2022 16:48

    Autoret e ksaj vrasje jane po te njejtit te vrasjes mbetur ne tentativ ndaj ADMIR BAJRIT. dhe jan familja pllani ne kry nje kalama b*the qe fryhet nga intriganta jashte fisit pllani , po ky kalamoni ala sdin se ne cfare telasshesh e ka fut vedin !

    Përgjigju
    • Klodiana lala beb: 03/06/2022 23:21

      Me shum mundsi do jen ba shum klane bashk ose ne sakt 3-4 famlje bashk Tani te shohim goditjen e rralles Gol gol me del si skedin

    • Andi: 03/06/2022 16:58

      Hahaha po kush i pyt ma planajt o shok, po ti shif ka kirasi iher se per planajt keta bahen 100 vjeca tan , vec nji ka pas fisi tyne bardhi aj ka ken djal njish por e hangri edhe aj e nuk ka kush mi marr hak se keta jan mesu me ju kry aj tana punt e keta nuk dijn me ba kurgja vet

  • Perashi: 03/06/2022 14:14

    Xhabir shegen e vran e mir vetlla ka met i paralizuum tesh sa vite as merr as jep

    Përgjigju
    • O mi: 04/06/2022 02:26

      Mirin e paralizoj iliri ja futi tan plumat gjokrit e lan per te vram po ma mir te kishte dek sesa ka met kshu si asht

    • Miu vogel: 03/06/2022 23:22

      Po ket Mir vetullen kush e paralizoj ?

  • Mali me gropa: 03/06/2022 14:11

    Shkodralucet e kultures dhe artit

    Përgjigju
  • Xhabisjan: 03/06/2022 14:01

    Ne fakt asht mire kur shef dy nga fiset ma te degjenerum te shkodres ty hanger kokat e njeni tjetrit. Kane te perbashketa pa fund te dy fiset. E para asht se jane gabel, e dyta se jane mbetje otomane dhe e treta asht se grate i kane te mbulume plus qe jane islamik te terbum. E xhuma sot ndoshta vriten prap.

    Përgjigju
    • Top Hana: 05/06/2022 09:52

      Shkodren e kultures Arabe e drejtojne horat me origjine Turkoshake

    • O ti Xhabisjan: 03/06/2022 14:37

      Ti mund te jesh ndonje halabak prej shllakut me shpi ne xhabije, se xhabijas nuk ke shance me ken o Paloke. Shkruje emrin edhe mbiemrin aty ne koment, ose thuja ne sy licve & bajreve ket qi the, se te bajn ma te zi se gabelt. Kryqmut bythpalare! Hajt, t'fala Mrijes. Ushsh ushsh e dreq.

  • Albi: 03/06/2022 13:10

    Shqipnija ka shku si ne kohe te zogute, vrasje dhe perqarje mes popullite

    Përgjigju
  • Shoku: 03/06/2022 11:05

    Ca trimash vrasin pleq duke shitur peshk ne treg,eshte turp se keta ne Shkoder mbahen gjoja si burra me zakon.

    Përgjigju
    • Agjenti: 03/06/2022 11:24

      Ka vdek burrnia sot o vlla. I bin pleqve pensionista

  • shkodrani: 03/06/2022 11:03

    shikoj qe komentuesit e gjeten vrasesin.qenkan lict. kush e di pse e kan vra atehere se meqe e dini kush e beri duhet ta dini dhe pse. nji tjeter mallkon lul kullen.po mir mor njerez po mir moj Shkoder loce nuk i hyka gjemb ne kembe ketyre te forteve qe po terrorrizojne njerezit duke vrare njerez ne shesh?

    Përgjigju
  • jani: 03/06/2022 10:17

    KETA BAJRAT JANE NJE FAMILJE KRIMINALE,,,,PLUMBI TE PRET KUR BEN KRIME......

    Përgjigju
  • 123: 03/06/2022 09:51

    Tan ket seri vrasjesh e bani lul kulla njeriu ma i poshter qe mos baft hajr tan jeten . Qe u vran vec njerz te pafajshem asnji nga krysoret

    Përgjigju
  • Mosmor: 03/06/2022 09:42

    Po tani qe u ka betu safeti qe sdo boj mo krime si do ja bojna mar naqe a ka me vazhdu njikjo saga e licve versus bajri ? Edi rama o gjigant o mbret o c*r ku je pash neren ku je folju pak ktyre ruraleve o piktor i kubizmit marramendes se ngelen tu u vra pa pik arti dhe kulture.

    Përgjigju
    • Aaa: 03/06/2022 23:52

      Po na flitke si magjyp Tirone mer çun!?

  • Rusi: 03/06/2022 08:58

    Qenka zgjuar me kasavet lict qysh mengjes pa ba besmilah pik sabahit tapo del tata konferenc per shtyp ma von tapo thot qe e din tan shkodra ku pikon qatia skena pun na me vrasjet qe bahen shkoder jena familje ndershme del prej atyne llamarinave mor tat se tapo kap rramatizma se nuk ke mosh mu msheh si mini

    Përgjigju
  • Dobraci: 03/06/2022 08:49

    As prifti as hoxha ska me ba derman ma licve kan me ja pa sherrin edhe lagjja kot prej tyne 10 vet kan mu vra per njat burr mane mend mir fundi dalt hajr ka than gjergj mullaga tata bashk me fmit vet bajn mir me ik azil kore veriut se ka me dal tymi kirasit as bari ska me dal ma at vend

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/06/2022 08:24

    Ehhh mar sokol lici

    Përgjigju
    • ...: 03/06/2022 08:49

      Ca ka bo sokol lici

  • drini: 03/06/2022 08:22

    Lerini vrasjet se nuk kane rendesi. Rendesi ka sa gjoba per makinat qe parkohen keq ka vendosur policia. Keto vrasjet, vendosja e tritolit, djegia e makinave e stimulojne biznesit per te kryer investime. Fshati digjet, por per ne ka rendesi Keshilli i Sigurimit te OKB-se. He se harrova nafta 2500 leke litri.

    Përgjigju
  • Kirasi: 03/06/2022 08:13

    Kjo vrasje ska lidhje me vrasjen e xhabirit , ket vrasje e kan ba lict. Deshen me vra admirin para nji muji sja dolen , sot vran naimin

    Përgjigju
    • Dalo: 03/06/2022 19:04

      Kush asht Admiri shok? Ça e ka Naqja?

  • I pa fajshem: 03/06/2022 07:54

    Skam ca i bajm safetit beharit e ilirit shkojn e vrasin te pa fajshem naimin e shkret qe ska lidhje hic , e gjujn admirin qe ska lidhje

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/06/2022 07:49

    Po i njejti vend ku u vra dhe ferracaku , te dy trupat ne njejtim vend kan ra

    Përgjigju
  • Gjynah: 03/06/2022 07:43

    Axha i beharit e safetit, baba i indritit qe kan vra . Gjynah skan ca i bajn atyne qe duhet e vrasin njerz te pafajshem, edhe indriti djali i ketij ska ken me u vra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit