GREQI- Në Tiranë ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe pritej të ekstradohej për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, por këtë të hënë u vra në burg në Greqi. Jani Alia, 49 vjeç, u vra me një thikë të improvizuar në krahun e tretë të burgut të sigurisë së lartë të Koridhalos nga një tjetër i dënuar. Incidenti ndodhi në rrethana akoma të paqarta nga autori i dyshuar grek, i cili e goditi viktimën 2 herë në qafë. Mediat shkruajnë për një vrasje me pagesë për hakmarrje, ndërsa autori dyshohet një 28-vjeçar, i njëjti që ekzekutoi në gusht të vitit të shkuar shqiptarin Artur Bashimi në Athinë. Pas arrestimit greku në atë kohë deklaroi se ishte paguar 15 mijë euro për vrasjen.

Jani Alia 48-vjeçari nga Tepelena i njohur me pseudonimin “Xheku i tmerrshëm”,  u arrestua në 31 dhjetor të vitit 2024 në Athinë. Aty, me një identitet tjetër, i fshihej drejtësisë shqiptare prej 9 vitesh. Në 2016-ën, në një lokal në zonën e ish-bllokut, ai vrau me një pistoletë mulli, Elton Çiçon, po nga Tepelena.

Vrasja në Tiranë ishte pasojë e një luftë mes të dyve që kishte nisur herët në vendlindjen e tyre. Në mesin e vitit 2000 Jani Alia goditi për vdekje me thikë një 20-vjeçar nga Tepelena, shoku i fëmijërisë së Elton Çiços. Nga ajo kohë, Çico u betua për hakmarrje. Kjo ndjenjë për të marrë hak i bashkoi edhe në burg në Greqi. Të dy përfunduan në burgun e Koridhalos për vepra të ndryshme penale. Aty patën përplasjen e parë fizike.

Të dy u liruan dhe konflikti mes tyre përshkallëzoi në atentate të njëpasnjëshme. Çiço tentoi ta vriste Alinë në janar të vitit 2016 në Tiranë dhe më pas në Gjirokastër, duke e plagosur lehtë, por pa arritur qëllimin. Pak muaj më vonë, në maj të 2016-ës, Alia veproi gjakftohtë duke e vrarë armikun e tij teksa ndodhej në një lokal në ish-bllok nën shoqërinë e një mjeku dhe gazetari.

Nuk dihet ende përse ekstradimi i Jani Alisë në Shqipëri, i arrestuar në ditën e fundit të 2024-ës deri në janar 2026 nuk është kryer, por me gjasë lidhet me faktin se edhe në Greqi Jani Alia, kishte probleme me drejtësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

1768839057_janialiaj.jpg

Vrasja e Jani Aliajt dyshohet se është porositur nga një tjetër i burgosur, i cilësuar nga mediat greke, si mafia në burgun e Koridallos.

Ky person, disa muaj më parë, me 10 të burgosur arabë ka pasur nën kontroll një zonë të burgut dhe ka qenë në kërkim të shqiptarit Jani Aliaj.

Në atë kohë, ai nuk kishte arritur ta gjente se ku rrinte Aliaj në burg dhe plani i vrasjes u anulua përkohësisht.

Në fund, ai dyshohet se i dha urdhrin të burgosurit grek i cili e vrau Aliajn me thikë.

Ora 17:10
U vra brenda në burgut në Greqi, kush është Jani Aliaj dhe historia e gjakmarrjes me Elton Çiçon

1768839167_janialiaeltoncico.jpg

Jani Aliaj dhe Elton Çiço

Shqiptari Jani Aliaj është vrarë me thikë në burgun Koridhalos në Greqi, duke mbyllur një zinxhir hakmarrje që kishte nisur që në fillim të viteve 2000. Shqiptari ishte në kërkim prej 10 vitesh nga autoritetet greke pasi rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiçon në vitin 2016. Vrasja e tij dyshohet se është kryer me pagesë pikërisht për hakmarrjen mes dy fiseve që nisi 25 vite më parë.

Çiça dhe Alia, të dy nga Tepelena, kishin një histori të gjatë konfliktesh mes tyre që dyshohet se kishin si zanafillë prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve të tyre. Ndërsa një tjetër pistë ishte se Alia, në vitin 2020 i kishte vrarë Çiçës shokun e fëmijërisë dhe kjo u bë shkak për nisjen e një serie vrasjes dhe atentatesh. Takimi i parë pas disa vitesh mes Aliajt dhe Elton Çiços ishte në burgun grek Koridhalos, aty ku u vra sot 49-vjeçari.

Në burgun e Koridhalos ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, ku Çiça plagos me thikë Alia gjatë ajrimit. Pas disa vitesh, Aliaj del me leje nga burgu, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim, ndërsa më pas lirohet edhe Çiça, duke i hapur rrugë një zinxhiri atentatesh.

Në Janar 2016,  Aliaj i kishte shpëtuar një atentati me armë te "Rruga e Kavajës", ndërsa në Gjirokastër mbeti i plagosur lehtë por i shpëtoi atentatit.

Rreth 5 muaj më vonë, Alia organizoi ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në një nga lokalet e ish-Bllokut, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Jani Aliaj hyri brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë, i maskuar me paruke, qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi. Autorësia u zbardh pas gjetjes së një bishti cigareje të hedhur pranë vendngjarjes nga Aliaj. Pas krimit e largoi me makinë Renato Milloshi, djali I Hysni Milloshit, i cili u dënua vetëm për moskallëzim krimi.

Nuk dihet ende përse ekstradimi i Jani Aliaj në Shqipëri, i arrestuar në ditën e fundit të 2024-ës deri në janar 2026 nuk është kryer, por me gjasë lidhet me faktin se edhe në Greqi Jani Alia, kishte probleme me drejtësinë. Ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim për vepra të rënda, përfshirë vrasje

Dyshja dyshohet të kenë pasur herët edhe konflikte për prishjen e pazareve të drogës. Çiço ndërkohë, ishte përfshirë edhe në një sërë ngjarjesh të tjera, përfshirë vrasje, krime të nisura në shenjë hakmarrje pas dhunimit të prindërve të tij të moshuar në Tepelenë, gjatë një grabitje në banesë ne vitin 2015.

Ora 17:09
Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, autori i dënuar për ekzekutimin e një shqiptari

Sipas medias greke Kathimerini, Jani Aliaj është qëlluar për vdekje nga një i burgosur grek, i cili ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në agjencinë PROPO në Agios Panteleimonas.