Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kryeministri Edi Rama është partner i besueshëm për SHBA, teksa presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një ftesë zyrtare që Shqipëria të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën.
Në sesionin e ri parlamentar, Balla tha se opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm pozitiv për vendin, teksa i dha ultimatim për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës.
“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t'i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve. Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar. Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej kryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besieshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet", theksoi Balla.
Lajmi kryesor:
Sesioni i ri parlamentar nis me kaos/ PD bllokon foltoren dhe kërkon largimin e Ballukut nga salla: Dorëzojani drejtësisë









