Lufta mes bandave në Elbasan, vritet me plumb në kokë avokati i Çapjave (Pamje ekskluzive)

Tronditet Elbasani. Vritet me armë zjarri avokati i fisit Çapja, Ravik Gurra. Ai u ekzekutua me një pistoletë me silenciator me një plumb në kokë në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit duke pirë kafe me një ekspert të Avokatit të Popullit, kur një person është afruar duke e qëlluar, ndërsa më pas i ndihmuar nga një tjetër janë larguar me shpejtësi. 

Gurra ka humbur jetën në vend, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 minuta, rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga lokali ku u ekzekutua avokati, teksa trupi i tij ishte i shtrirë poshtë tavolinës. 

Policia rrethoi vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë dhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ishte mbrojtës në cështjet ligjore të fisit Çapja, avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit, por edhe shumë dosjeve të tjera në Elbasan, Tiranë dhe qytete të tjera.

Pak minuta pas vrasjes në periferi të qytetit është gjetur e djegur një makinë tip Benz me targa AA 934 HU, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen. Policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të detyrës, por edhe hasmërinë mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Përplasja mes grupeve dhe vrasja e avokatit duket se është një mesazh mes rivalëve se mund të lënë edhe pa mbrojtës ligjor. Ndërkohë që ekspertë të policisë së shtetit dhe RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
U vra kolegu/ Avokatët: Bojkot proceseve gjyqësore, politika përgjegjëse

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se ditën e hënë do të shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të të gjitha proceseve nga një deri në tre ditë në shenjë proteste. Ai tha se avokati Ravik Gurra është vrarë për shkak të detyrës, ndërsa fajësoi edhe politikën për gjendjen e krijuar në vend.

"U vendosëm në alarm pas ngjarjes. Ditën e hënë do të kemi një mbledhje urgjente të Dhomës së Avokatisë. Do të bojkotojmë të gjitha proceset nga një deri në tre ditë, megjithatë të hënën do të vendosë Komiteti Drejtues. Mendojmë se vrasja lidhet për shkak të detyrës, ishte avokat me nivel të lartë. Në të gjithë sistemin gjyqësor, avokatët cdo ditë ndeshen me kërcënime të vijueshme duke marrë parasysh nivelin kulturor për profesionin e avokatit. Në radhë të parë bëjmë përgjegjëse politikën që ka krijuar një destabilitet" deklaroi ai.

Ora 22:31
Avokati në Elbasan u qëllua me një plumb në kokë

Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se avokati Ravik Gurra është qëlluar me një plumb në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për autorët. Zona ka qenë e survejuar nga kamerat, pasi vrasja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit ku ka shumë biznese. Deri tani janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të dhënë dëshminë mbi autorët.

Ora 21:47
Vrasja e avokatit të njohur, flasin kolegët: Nuk kishte kërcënime

Në vendin e ngjarjes, në lokalin ku u vra avokati i njohur në Elbasan kanë shkuar miq dhe kolegë të tij. Avokatja Elona Kanapari shprehet jashtë kamerave se Ravik Gurra nuk kishte pasur shqetësime apo kërcënime. I pranishëm ka qenë edhe Ilir Pashaj, ish-gjyqtar, aktualisht avokat.

Ora 21:21
U vra sonte, avokati nesër ikte për Angli, ishte i divorcuar (Detaje)

Shqiptarja.com mëson se avokati Ravik Gurra që u vra në Elbasan kishte planifikuar që nesër të nisej për në Londër. Në Elbasan ai jetonte vetëm me nënën, pasi me gruan ishte divorcuar. Ndërkohë që dy prokurorët që kanë marrë në dorë zbardhjen e dosjes janë Enkeleda Millonai dhe Petref Asllani.

Forcat e Policisë
Ora 20:43
Vrasja në Elbasan/ Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur

Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas vrasjes së Ravik Gurrës. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia shprehet i tronditur pas ngjarjes, ndërsa i kërkon policisë të vendosë para drejtësisë autorët."Dhoma e Avokatise te Shqiperise,  nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarrje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kerkcenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit" deklaron Dhoma e Avokatisë

Kreu  i Dhomë së Avokatëve Maks Haxhia.
Ora 20:35
Vrasja e avokatit, zbarkon RENEA në Elbasan...

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan me një përvojë 10-vjeçare kA vendosur në lëvizje policinë e shtetit. Report Tv mëson se RENEA ka zbarkuar në Elbasan për kontrolle për të prangosur autorët.

Ora 20:21
Vrasja e avokatit Gurra, foto nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe viktima është Ravik Gurra, me profesion avokat.

Ora 20:20
Vrasja e avokatit, ekspertë nga Tirana në drejtim të Elbasanit

Policia e Elbasanit ka reaguar pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra. "Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri Ravik Gurra 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes" njofton policia.

Forcat e Policisë
Ora 20:12
Digjet një makinë në Elbasan, dyshohet se është e autorëve të vrasjes së avokatit (VIDEO)

Pak minuta pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra, raportohet se një makinë është djegur në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshit. Makina është tip Benz me targa AA 934 HU. 'Benz'-i dyshohet që u përdor nga autorët për t'u larguar menjëherë pas krimit.

Ora 20:09
Avokati me shtetësi angleze, gazetari Qyno: Ju rrëfej takimin e fundit

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno rrëfen takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra që u vra sonte në Elbasan, ndërsa shton se ishte shtetas anglez, pasi kishte marrë pasaportën pak vite më parë, ndërsa bënte një jetë mes Shqipërisë ku kishte familjen dhe Britanisë.

"Para një jave kam zhvilluar një takim me të, biseda e fundit që kam zhvilluar ka qenë për cështjen Shullazi, pasi ndodhet në Apel dhe diskutimi ka qenë mbi këtë temë. Diskutimi ka qenë nëse do të paraqitej atë ditë, në burgun ku qëndron Shullazi për strategjinë e mbrojtjes.

Jam shokuar edhe vetë kur dëgjova lajmin. Drejtësia ka dalë jashtë funksionit. Ai është shtetas anglez, ka pasaportë angleze. Është rikthyer në Shqipëri, pasi ka familjen. Bënte një jetë mes Anglisë dhe Shqipërisë
" tha Qyno.

Avokati i vrarë Ravik Gurra
Ora 20:06
Avokati në Elbasan u qëllua tre herë me silenciator

Report Tv mëson se avokati Ravik Gurra është vrarë nga një person, që ka qëlluar tre herë me një pistoletë me silenciator, ndërsa një tjetër person e ka ndihmuar që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Foto afër vendit të ngjarjes
Ora 20:00
Avokati ishte në tavolinë me një zyrtar të Avokatit të Popullit kur u vra

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se në momentin që avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në lokal, dyshohet se ka qenë i ulur në tavolinë me një përfaqësues i Avokatit të Popullit.

Foto nga vendi ngjarjes
/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ELBASAN: 24/03/2019 01:16

    Asnje polic rrugeve ne elbasan as dje dhe as sot jo me Renea . Jan te gjitha genjeshtra sepse esht hudh leku madh nga Qazim sejdini plera elbasanit qe mbron kriminelet dhendrin e vet kuqalosh qe pi gjith diten droggg. Asgje skan per te gjet dhe ksaj rradhe normale se jan vrasesit me pages qe ka dhen qazimiiii llumi. Po ktyre ka per ti dal shpirti nga bytha ropqirave t elbasanit

    Përgjigju
  • Faik Morr Bajg Spiuni: 23/03/2019 08:28

    Të ngjallet Enver Hoxha që të funksionojë shteti. Vetëm ai bën derrman!

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 23/03/2019 07:55

    Kur gjykata jep denimet per kriminelwt avokatet cirren si e si ti lirojne me pretekstin se jane te semure mendore apo gjendje psikologjike te renduar dhe nuk duan tja dine se po te dalin nga burgjet me ate pune do te merren sepse e kane mendjen tek kuleta dhe jo tek ligji. Ngushullime familjes per humbjen e te afermit te tyre.

    Përgjigju
  • Haha: 23/03/2019 05:55

    ''Me qetësi dhe dashuri'' do rregullojmë këtë Shqipëri..

    Përgjigju
  • xreport: 23/03/2019 00:42

    po moret lek per vendime edhe vendimet nuk meren kjo ndodh

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 23/03/2019 00:19

    @Max Haxhija: Kjo eshte ajo qe ju avokatet keni mbjelle se bashku me drejtesine per dekada me rradhe ne rolin e sekserit te te forteve! Mos u merzit se e keni ujitur vete por tashti ka ardhur rradha te korrni aren!!

    Përgjigju
  • Skrapo: 22/03/2019 23:20

    Kjo qeka vetvrasja ilir metes me duket lol

    Përgjigju
  • genti: 22/03/2019 23:14

    sikur ka ik nga pushteti ne 2013 apo edhe ti si enver hoxha sapo festuam 45 vjetorin e clirimit

    Përgjigju
  • Berti: 22/03/2019 22:53

    Mafia po ben ligjin. Po vendos kusht te jetoje dhe kush te vdese. Policia e shtetit jashte funksionit te saj kushtetues. Nxirrni ushtrine te ruaje institucionet nga vandalet dhe lereni policine te beje punen e saj. Vrasja ne qender te qytetit eshte mesazh i qarte per dike qe policia duhet ta zbardhe patjter. Renea e kane cuar per show sepse do kalojne dy dite dhe nuk do te ndodhe asgje.

    Përgjigju
  • shkodrani: 22/03/2019 21:25

    Elbasan vlore shkoder bo behet nami

    Përgjigju
    • Plepa: 23/03/2019 12:25

      Kush e ka në Durrës radhën o @klithma

    • Klithma: 22/03/2019 23:35

      Rradhen e ka durrsi

    • 3451: 22/03/2019 22:59

      Akoma Saliu qënka kryeministër aty ne Shqiperia?! Unë dija Sandër Lleshin!!!

    • 1543: 22/03/2019 22:33

      Normal qe bohet nomi, sa te kena shkaperdhatat e fuksat e Salehut, mo mut do bohet

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet

Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet