SHKODËR- Një i riu u ekzekutua në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit, teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. 33-vjeçari u vra me breshëri kallashi rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa i riu Ramazan Mataj ishte në makinë kur e zunë në pritë dhe ndaj tij u derdhën breshëri plumbash. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, 5 janar, nga banorët e zonës brenda në makinë, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.
Disa banorë pranë zonës ku ndodhi atentati kanë dëshmuar që kanë dëgjuar zhurmë si të shtëna, por kanë menduar se janë fishekzjarrë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi. Kjo pasi në këtë zonë ndodhet edhe një lokal që organizon dasma.
Atentati shënon edhe ngjarjen e parë kriminale me viktimë, për vitin 2025. Mataj mori shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit, pasi është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Kjo dëshmohet edhe përmes pamjeve që Report Tv siguroi nga vendi i ngjarjes, ku në dy anët e makinës dallohen shenjat e plumbave që janë derdhur në drejtim të të riut.
Kjo ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se kemi të bëjmë me të paktën 2 qitës, por nuk përjashtohet as mundësia e autorëve të tjerë që mund t’i kenë ndihmuar në largimin nga vendi i ngjarjes. Në zonë nuk ka kamera sigurie për të parë nga janë larguar dhe pritet të kontrollohen kamera në distancë, por mbetet e vështirë që policia të bie në gjurmët e tyre.
33-vjeçar Mataj, vetëm pak para ngjarjes kishte njoftuar babanë se po kthehej në shtëpi, ndërsa 58-vjeçari Fatmir Mataj, mes dhimbjes mohon që i biri të ketë pasur probleme. Ai shton se fëmijët i ka rritur me vështirësi financiare.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, thotë babai.
Përveç Belgjikës 33-vjeçari Ramazan Mataj ka jetuar edhe në Itali, teksa vitin e fundit punonte mes Greqisë dhe Malit të Zi në punë sezonale, ndërsa të afërmit thonë se një vëlla e ka ende në Belgjikë.
“Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tregon Naim Mataj.
Arsyet janë ende të paqarta për grupin hetimor, pasi viktima Mataj dhe familja e tij nuk njihen si problematikë në zonë. Madje, i vetmi procedim penal ndaj 33-vjeçarit rezulton për prerje të paligjshme të pyjeve. Pistat e hetimit janë fokusuar edhe tek konfliktet që i riu mund të jetë pasur jashtë vendit.
*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Ergys Kavaja dhe Sokol Dema
I afërmi i Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në Shkodër, tregon për mediat detaje nga jeta e të riut. Naim Mataj, djali i xhaxhait të babait të viktimës, thotë se i riu kishte jetuar në Belgjikë dhe sipas tij, nuk kanë konflikte me askënd.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.
Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës. Siç shihet edhe në këtë video, në mjeti dallohen shenjat e plumbave në makinën tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte i riu.
Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri kallashi nga të dyja krahët e makinës, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.
Shenjat e plumbave në makinën e viktimës
Viktima Ramazan Mataj
Report Tv ka siguruar foton e të riut që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës. I riu, Ramazan Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.
Fatmir Mataj, babai i të riut të ekzekutuar në Dragoç të Shkodrës thotë se nuk di asnjë arsye përse u vra i biri. Ai deklaron se djali i tij Ramazan Mataj është rritur me shumë vështirësi, nuk ka qenë problematik dhe as di të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u ka deklaruar babai policëve në vendin e ngjarjes.
Një i afërm thotë se lajmin e trishtë e mësuan këtë mëngjes, 5 janar, ndërsa banorët e kishin gjetur të riun të vrarë brenda në makinë. Naim Mataj thotë se i riu nuk ka pasur asnjëherë probleme me të tjerë dhe se djali i tyre kishte jetuar për një kohë të gjatë në Belgjikë dhe kishte punuar gjithashtu në Mal të Zi.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.
Naim Mataj ka theksuar se vëllai tjetër i viktimës jeton ende në Belgjikë, dhe familja e tij ka kaluar shumë vështirësi.
Report Tv mëson detaje të reja nga atentati në Shkodër. Burime bëjmë me dije se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer para 1 viti nga Belgjika.
Policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje.
Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës. Në pamje dallohet edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu, Ramazan Mataj, kur është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamje, ku po mblidhen prova dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Policia e Shkodrës jep njoftimin për atentatin në Dragoç. I riu Ramzan Mataj është qëlluar nga jashtë makinës me armë.
“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia
Viktima Ramazan Mataj
Shkodra u trondit nga një atentat me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vrarë një i ri i identifikuar si Ramazan Mataj.
Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. 33-vjeçari Mataj është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Akoma nuk eshte zbardhur masakra me 4 te vrare dhe tani kjo!Po shtohen dosjet e pazbardhura,po shtohen dhe kufomat.Ligji nuk i gjen dot lidhjet e nyjet,por krimi i gjen menjehere! Duket qe /Belgjika/ ku ka jetuar dhe ky e i vellai mund te jete objektiv interesant hetimi.
PërgjigjuE ka dite tan Shkodra se me cilin grup edhe kujt i ka sherby ky edhe cilet ka strehu ne shpine e tij !
PërgjigjuBravo muho ma nfun i re dikujt se ke met tan jeten mas bethes tvllas
Përgjigjui shkreti ti as kal nuk kishe me nejt me ta po qa tu desh mi majt shpi ata kalorsit e famshem vetem ti e di..po shqiptari hala se ka kuptu se sot asigja nuk falet
PërgjigjuMe injoran m duken kta komentus qe thojn e kan vra kot se punote ndertim I shkreti, kur e di tan shkodra me ke rrite ky
PërgjigjuPo thuaje pra me ke rrinte se anonim je ketu ti e gjith ne tjert
sikur u bene ndryshime ne ministri, drejtori dhe kryeministri thote se kemi arritur nivele te lart. ndoshta e ka fjalen per nivelin e krimit. vazhdojne ikin njerezit naten ...
PërgjigjuHajt se e zbulon policija e Shkoders....
PërgjigjuMos flitni kot se gjynah. Viktima ka ken djal i mir i shkreti punetor , punote ne mal te zi ne ndertim . Nji qe merret me drog a me pun te pista nuk shkon punon me llac
PërgjigjuNgushëllime familjes mataj jan shpi e nershme nuk merren me pun te kqija un i njoh mir zoti i lasht shnosh
PërgjigjuPo mor bab po noshta asht lodhe tu punu ne Mal te Zi e...kot se kan vra
Përgjigjuqe ka lidhje me masakren e tetorit kjo nuk v do mend. ndoshta ky ka qen shofer ose kallauz ose vezhgues i viktimave.
PërgjigjuSigurisht qe ka lidhje se ramazani esht shok i ngusht me haton dhe asmerin
Dihej qe mas vrasjes se hamzas dhe arlindit, shkodra kishte per t vlu. E gjith kjo per faj te shtetit
PërgjigjuCa ka lidhje kjo pune mos flitni marrina
Policia e mori vesh nga banoret se mbreme ka pasur bresheri kallashi…hajde shteti hajde.
PërgjigjuI varfer me Mercedes dhe ore Cartier! Beni gazetari dhe pyesni si i ka bere parate ky dhe motivi del i qarte.
PërgjigjuMakina 6 mij euro ben , ora fallso si shumica shiptareve 30 mij lek
Mos beni gola o njerez se u shuat me njeri tjetrin
PërgjigjuShqipnija ashte ba ven varrezash.
PërgjigjuPo edhe hartën në forëm varri e ka.
Me duket se u zgju fantazma
PërgjigjuKot plot peshtoi, tjetri tash.
Ik more idiot! Fantazma jote akoma se ka mbledhur veten se shpetoi kot.
Keta jane ber me keq se talibanet vetem vrasje perdite ndodhin ne Shkoder
PërgjigjuO k