Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, shoqërohen disa persona! Flet pronari i marketit: Erdhi më tha vetëm 'jam plagosur në makinë e i ra të fikët'!

TIRANË- Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga ekzekutimi i Anton Kelit në Rrëshen, nuk ka ende një person të ndaluar si autor të dyshuar të ngjarjes, por disa të shoqëruar si persona që mund të kenë dijeni. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka zbardhur detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë ku mësohet se viktima është me armë zjarri automatik "skorpjons" dhe tre plumba e kanë prekur në trup në organet jetësore.

Mësohet se pasi është qëlluar viktima ka lëvizur rreth 100 metra dhe ka shkuar dhe kërkuar ndihmë te një market. Sipas burimeve, në momentin që 51-vjeçari është futur në market një nga plumbat i ka dalë nga trupi dhe i është gjetur në ambientet e brendshme të këtij biznesi. Ai ka rënë pa ndjenja, ku dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas burimeve Anton Keli nuk rezulton të jetë person me precedent penal dhe duke qenë se ka lidhje me familjen Gjini, hetimet janë përqendruar tek ngjarjet e mëparshme, por edhe tek ndonjë konflikt personal që mund të ketë patur. Në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat po analizohen nga grupi hetimor. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, teksa 3 nga plumbat e kanë kapur në trup.

Pamjet kur policia merr makinën e viktimës nga vendi i ngjarjes

Kush është Anton Keli? Keli është kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit. Armando Gjini mbeti i vrarë në 12 ngusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini. 

Gjinit i është bërë atentat më 15 shtator në Tiranë. Por ai fatmirësisht i ka shpëtuar atentatit të mirëorganizuar mbi urën e Selitës dhe më pas iu nënshtrua një operacioni në bark, duke kaluar gjendjen kritke. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Vrasja e Kelit dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen. 

Viktima Anton Keli dhe makina e tij

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Vrasja në Rrëshen, reagon dioqeza katolike: Mjaft më, kush merr jetë një ditë do të japë llogari

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, është shprehur i revoltuar për zinxhirin e vrasjeve në Rreshën.

Ai ka reaguar pas vrasjes së Anton Kelit në Mirditë mbrëmjen e kaluar dhe bën thirrje që t’i thuhet mjaft vrasjeve dhe gjykimi t’i lihet vetëm zotit.

Mjaft më me vrasje. Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian. Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit.

Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t'i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.

Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t'i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.  Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Mjaft më me vrasje! Mjaft", thuhet në mesazhin Dom Gjergj Metës.

Ora 12:05
Shkoi i plagosur në market/ Flet pronari: Erdhi me shpejtësi u ul në një stol! Fjalia e vetme që më tha dhe pastaj i ra të fikët (VIDEO)

Pronari i marketit, Petrit Reçi ka sjellë detaje nga vrasja e Anton Kelit. Ai ka treguar momentin kur Keli ka hyrë i plagosur në marketin e tij.

"Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos', i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s'kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm "jam plagosur te makina".

Ora 11:44
Ekzekutimi i 51-vjeçarit në Rrëshen/ Banori: Kishim respekt, ishte i komunikueshëm e i sjellshëm (VIDEO)

Banorët në Rrëshen e përshkruajnë Anton Kelin, 51-vjeçarin që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, si një njeri të respektueshëm dhe të komunikueshëm.

"Kemi respekt. Ka qenë i komunikueshëm me njerëzit, i sjellshëm, ka qenë komunikues me të gjithë. Këtu ka qenë nënën e tij, familjen e kishte në Gjermani, ka një periudhë kohe, punë muajsh. Ka pasur një biznes me sa di",tha një prej banorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë