Vrasjet e bujshme, media greke: Bandat shqiptare urdhërojnë nga burgjet, përgjegjëse për ekzekutimet në Athinë! Janë të lidhur me efektivë policie

Vrasjet e bujshme, media greke: Bandat shqiptare urdhërojnë nga burgjet, përgjegjëse për ekzekutimet në Athinë! Janë të lidhur me efektivë policie

Foto ilustruese

Pesë banda shqiptare që ndodhen pas hekurave në Greqinë Qendrore dhe Jugore dyshohet se janë përgjegjëse për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajve të fundit në Athinë. Sipas mediave greke, në disa prej bandave janë përfshirë edhe oficerë policie. Shkak i sulmeve kriminale janë prishja e pazareve të drogës dhe të ardhurat e përfituara nga kokaina nga shtëpitë publike apo klubet e natës.

Vrasja e dyfishtë e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja, pak ditë më parë, brenda një lokali plot me njerëz konsiderohet një shembull i ri i qartë i rritjes, zgjerimit dhe demonstrimit të fuqisë së mafies shqiptare, shkruan To vima. 

Dyshohet se kjo vrasje e dyfishtë në Nea Smyrni të lidhet me atentatin e ndodhur në maj të vitit 2021 të një 32-vjecari shqiptar Arias Papas që ndodhej në një kafene në Sepolia. Nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë i njëjti autor. “Për më tepër, ka prova të qarta se shumë nga sulmet e tanishme kriminale vijnë nga kriminelët shqiptarë shumica e të cilëve mbeten të burgosur të cilët ishin të lidhur me një bandë të madhe shqiptare qendrore që vepronte nga 2004-2008 në qendër të Athinës dhe gjetkë dhe ishte përgjegjës për vrasjet”, shkruan media greke.

Po ashtu raportohet se oficerët grekë kanë gjetur video të mafiozëve shqiptarë në Athinë duke demonstruar kallashnikovë, përplasje me policët, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja të këngëtarëve të rinj të huaj  

Madje në disa “videoklipe” ku shfaqen, ata kërcënojnë policët duke thënë se “e dinë se ku jetojnë”. Sipas medias greke, janë aktive 15 organizata kriminale qendrore të Shqipërisë dhe degët e tyre, të cilat kanë lidhje me trafikun e kokainës, shkak i vrasjeve në Greqi. Këto grupe lidhen edhe me mafien në Itali si dhe me rrjete kriminale në Kolumbi, Marok, Santo Domingo, Spanjë dhe gjetkë. Përveç kësaj, në trafikun e heroinës ata kanë kontakte me mafian italiane të Pulias. 

Vrasja e dyfishtë në Athinë
Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Athinë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organajën. Sipas mediave greke, ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Pavarësisht se Edmond Papa nuk përmendet, të gjitha detajet e dhëna në artikull e lidhin ngjarjen me emrin e tij, duke bërë me dije se mes palëve mund të ketë pasur përplasje për trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë ato që kanë plagosur edhe një 31-vjeçare e cila thjesht ishte kliente në lokalin e njëjtë me ta. Ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës