Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i Hetimit në Elbasan
Everest Çaka, Pjerin Xhuvani dhe Liljan Buzo
Vrasjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Elbasanit kanë vënë në lëvizje strukturat e rendit. Mësohet se Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga ky pozicion, duke u emëruar në një pozicion tjetër në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
Në vend të tij është emëruar Krenar Guçe. Ky i fundit ka qenë më parë shef i sektorit të anti-drogës në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe së fundmi oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.
Tre vrasjet që tronditën Elbasanin në harkun e pak ditëve.
Më 21 prill, gjatë fushatës elektorale, u vra Pjerin Xhuvani, i cili u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi dhe pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë.
Më 6 majë u vra nga bashkëshorti i saj Liljana Buzo. 54-vjeçarja u ekzekutua sapo doli nga dera e gjykatës, pasi kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit. Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.
Vetëm dy ditë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, ndërsa kjo e fundit mori një plumb në dorë. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
Krenari oficeri mo i pregatit qe ka policia shqiptare
PërgjigjuConi mond kosenin në elbason... dhe I bo tango dhe langot e Eelbasoni te shofin onderra me sy hap...
Përgjigju