4 të vrarë në Velipojë, eksperti Fatjon Softa: Kambanë alarmi, duhet reagim! Qytetarët bëhen kaubojsa për të zgjidhur hallet e tyre

Një konflikt që ka marrë zgjidhje kaubojsash e ka cilësuar masakrën e Velipojës specialisti i policisë, Fatjon Softa. Në një rishikim me detaje të ngjarjes për Report TV, eksperti Softa thotë se kjo ngjarje tregon mosbesimin ndaj institucioneve të shtetit që detyron qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

“Konflikt, i cili duket se është konflikt me zgjidhje kaubojsësh. Krisma dhe tmerr po i përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë për të bërë pushime brenda vendit. Këto janë mosbesim ndaj institucioneve shtetërore, është një lloj vetëgjyqësie, ku përveç të fortëve, sot po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm”, shprehet Fatjon Softa.

Krismat po përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt, thotë Softa, duke veçuar se sot përveç të fortëve, po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm.

“Unë si qytetar, unë si specialist, unë si shqiptar, nuk shoh ende një reagim. Duhet të ketë një reagim vertikal, duke filluar që nga drejtori i përgjithshëm, duke drejtuar gishtin në cilin qark drejtori i qarkut nuk punon. Sepse nëse ngjarjet ndodhin dhe nuk ka asnjë lëvizje, atëherë unë them se shteti është gjunjëzuar. Nëse ka lëvizje, sigurisht duhet të kishte një reagim, duke filluar nga shkarkimi, nga evidentimi i përgjegjësive e me radhë. Nuk evidentohen përgjegjësitë vetëm duke thënë jemi në kërkim, jemi në kërkim, do kapen autorët, etj. Problemi është si dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar ngjarje”, shprehet specialist i policisë, Fatjon Softa.

Fatjon Softa thotë se sot më shumë se kurrë ka nevojë për reagim, duke filluar me shkarkime, evidentimin e përgjegjësive e mbi të gjitha duhet bërë gjithçka për të parandaluar. Eksperti u ndal edhe tek aksioni i RENEA-s i pak ditëve më parë, që rezulton se nuk solli rezultatet që priteshin.

“Ishte një situatë e rëndë, duket sikur shteti po gjunjëzohet. Shteti nuk po reagon. Reagimet spontane nëpërmjet repartit RENEA, siç ishin ngjarjet e kontrolleve në Vlorë, në Fier apo në Shkodër, nuk dhanë rezultat. Ato ishin thjesht shfaqje dhe trembje për krimin”, përfundon Softa.

Gjatë muajit qershor janë regjistruar 13 të vrarë në të gjithë vendin.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 27/06/2021 16:18

    Pse nuk lejoni komentet o popull kot. Ky plena qé merni ju në intervist ky eksperti siguris ky dilte me kallash ndor nêpër lagje. Ky kaubojsi siguris. Plumi bythve do mori ene ky rob*mi i minierês valiasit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve