Vrau 19 vjeçaren për një mesazh në telefon, lihet në burg i riu shqiptar në Greqi! Tensione me familjarët e vajzës, policia rrethon gjykatën

Vrau 19 vjeçaren për një mesazh në telefon, lihet në burg i riu shqiptar në Greqi! Tensione me familjarët e vajzës, policia rrethon gjykatën

Viktima, Kristjana Brakaj dhe autori i krimit, Qamil Taja

Qamil Taja, 25 vjeçari i cili vrau të dashurën e tij 19 vjeçare, Kristjana Brakaj duke e qëlluar me plumb në kokë, është lënë në paraburgim pas vendimit të gjykatës ditën e sotme. Jashtë seancës gjyqësore, ka pasur një tension të madh mes familjarëve të vajzës dhe 25 vjeçarit.

Prezenca e policisë ka qenë tepër e lartë për të bërë të mundur sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës gjyqësore në Pire. Ndaj Qamil Tajës rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja e rëndë ku e reja shqiptare u ekzekutua me dy plumba në kokë, mendohet të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë së Qamil Tajës i cili mendohet të ketë qenë edhe nën efektin e lëndëve narkotike kur ka kryer krimin. Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi mes tyre ka pasur debate, grindje të shpeshta dhe kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thanë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë para krimit. Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk e imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Taja shprehu pendesën e tij për krimin e rëndë dhe deklaroi se gjithçka kishte ndodhur pasi kishte parë një mesazh në telefonin e partneres së tij.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 08/12/2022 19:16

    ky duhet vrare me buke ne goje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike