Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar. 28-vjeçari Selman Aliaj vrau babain e tij 74-vjeçar, Fejzi Aliaj pas një sherri në oborrin e shtëpisë në Shkozë të Tiranës. Pas krimit, për të fshehur gjurmët, Selmani merr trupin e pajetë dhe tenton ta fshehë pranë liqenit të Farkës.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se familja Aliaj kishte dasmë muajin tjetër dhe martohej pikërisht autori i krimit, Selmani. I riu jetonte me babain 74-vjeçar Fejzi Aliaj dhe do të martohej me Manushaqen më datë 14- Janar. Nga fotot e postuara në Facebook, babai Fejzi Aliaj dukej të ishte i entuziasmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik edhe në rrjetet sociale.
Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante: “Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj”.

(Postimi i Fejzi Aliajt në FB ku ftonte fisin në dasmën e djalit)
Mbrëmjen e djeshme, Fejzi Aliaj u qëllua me çekiç në kokë nga djali i tij, Selman Aliaj duke humbur jetën në vend.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com